Në vjedhje e rëndë është raportuar të martën në Prishtinë.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në shtëpinë e viktimës janë vjedhur disa gjësende si dhe vetura me targa vendore.


“Prishtinë/29.04.2025-09:00. Është raportuar se në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar janë vjedhur disa gjësende si dhe vetura me targa vendore. Lidhur me rastin njësia e hetimeve ka ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe ka arritur që ta arrestoj të dyshuarit mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/