Vjedhje e rëndë në Lubizhdë të Prizrenit, vidhen para dhe stoli ari nga një veturë

Foto: Ilustrim
Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar pasditen e së martës në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, ku persona të panjohur dyshohet se kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari nga një veturë.
Sipas raportit nga Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur më 17 dhjetor 2025 rreth orës 17:30, ndërsa viktimë e vjedhjes është një mashkull kosovar.
Të dyshuarit ende të paidentifikuar kanë marrë sendet me vlerë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
Rasti është iniciuar si “vjedhje e rëndë” dhe po hetohet nga organet kompetente, ndërsa autorët e dyshuar mbeten ende në kërkim. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































