Vizitoni shtandin e Telegrafit në Expo Real 2025 - Zbuloni të rejat dhe platformat promovuese për rritjen e biznesit

Në një hap të rëndësishëm për industrinë e ndërtimit, përshtatjes së infrastrukturës, kërkesave dhe inovacionet mbrenda kësaj industrie, Telegrafi ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në panairin Expo Real 2025Ky ngjarje, e cila do të mbahet më 25, 26 dhe 27 korrik në Prishtina Mall, paraqet një mundësi strategjike për kompanitë dhe partnerët që të eksplorojnë mundësi të reja bashkëpunimi dhe të njohin produktet e reja promovuese mediale që Telegrafi ka përgatitur për industrinë.
@telegrafi Vizitoni shtandin e Telegrafit në Expo Real 2025: Zbuloni të rejat dhe platformat promovuese për rritjen e biznesit! #Telegrafi #ExpoReal2025 #Kosova #Prishtina
Telegrafi do të jetë e pranishme në shtandin nr. 3, ku do të prezantojë një gamë shërbimesh të fuqishme të dizajnuara për të përmirësuar dhe optimizuar fushatat e marketingut në industrinë e ndërtimit.Me fokus në rritjen e ndërgjegjësimit të kompanisë, krijimit të imazhit publik dhe nxitjen e shitjeve, Telegrafi synon të ndërtojë ura bashkëpunimi mes kompanive dhe klientëve të tyre të synuar.Nëpërmjet shërbimeve të integruara me teknologjitë e fundit si reklamat dixhitale, me modulet në portal dhe rrjete sociale, artikujt e sponsorizuar, promo artikujt dhe shërbimet vizuale tërheqëse si BizVideo dhe video produksioni, Telegrafi ofron një platformë të fuqishme dhe disa kanale për komunikim efektiv dhe tërheqës me klientët.Një tjetër risi është shërbimi virtual 360°, i cili mundëson prezantimin adekuat të hapësirave dhe projekteve, në një version të shëtitjes virtuale.Shërbimet e tilla, inkurajojnë kompanitë të forcojnë besimin dhe identitetin e tyre përmes strategjive të mirë-menduara të marketingut.Panairi Expo Real 2025 pritet të jetë vend-takimi për të diskutuar, ndaj Telegrafi fton të gjithë partnerët dhe kompanitë e interesuara që t’i bashkohen në këtë event dhe të shohin nga afër se si mund të ndihmojnë në përmbushjen e qëllimeve të tyre të marketingut.EXPO REAL Kosova 2025, po organizohet për here të parë në Kosovë ku do të prezantohen: Projekte ndërtimi, agjenci të patundshmërive, prodhues dhe distributorë të materialeve ndërtimore, zyre projektuese dhe dizajn interieri, zgjidhje teknologjike dhe inovacione në sektorin e ndërtimit.
































