LAJMI I FUNDIT:

Vizita e gjenerallejtënant Jashari në SHBA, Kurti: Po shtojmë aftësitë dhe po rritim kapacitetet tona ushtarake

Vizita e gjenerallejtënant Jashari në SHBA, Kurti: Po shtojmë aftësitë dhe po rritim kapacitetet tona ushtarake

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rreth vizitës së Jasharit, ka folur kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili ka thënë se gjenerallejtënant Bashkim Jashari,  po qëndron në vizitë në ShBA, në 30-vjetorin e Programit të Partneritetit Shtetëror, transmeton Telegrafi.

“I ftuar nga Gjeneral Daniel R. Hokanson, mes 800 liderësh ushtarakë, Komandanti i FSK-së Gjeneral Bashkim Jashari mori pjesë dhe zhvilloi takime në 30-vjetorin e themelimit të Programit të Partneritetit Shtetëror (State Partnership Program – SPP), të Gardave Kombëtare. Nën shoqërimin e Gjeneral Stephen Osbornit nga Garda Kombëtare e Iowas, Gjeneral Jashari e takoi edhe Gjeneral Mark A. Milley, Shefin e Shtabit të Përbashkët, që iu adresua me fjalim të pranishmëve”, ka shkruar Kurti në Facebook.


Gjenerallejtënant Jashari në SHBA: FSK e gatshme për pjesëmarrje në misione të përbashkëta me ushtrinë amerikane
Lexo po ashtu Gjenerallejtënant Jashari në SHBA: FSK e gatshme për pjesëmarrje në misione të përbashkëta me ushtrinë amerikane

Kryeministri ka pohuar se Kosova po shton afërsitë me SHBA-në.

“Me këtë rast, Gjeneral Bashkim Jashari zhvilloi takime edhe me shumë krerë ushtarakë amerikanë dhe të ushtrive tjera aleate. Teksa po rrisim përmasën, shtojmë aftësitë dhe ngrejmë kapacitetet tona ushtarake, Kosova po bëhet një partner i denjë për t’u konsoliduar mes aleancave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n”, thotë mes tjerash ai.

Ndryshe, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari me ftesë të gjeneral Daniel R. Hokanson, Shef i Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-ve qëndroi në Uashington DC, për konferencën e shënimit të 30 vjetorit të themelimit të Programit të Partneritetit Shtetëror (State Partnership Program-SPP) të Gardave Kombëtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Kalo në kategori