LAJMI I FUNDIT:

Radar me Edita Doli nis kampanjën për të dhuruar paketë për familjet në nevojë

Radar me Edita Doli nis kampanjën për të dhuruar paketë për familjet në nevojë

Me mbylljen e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe afrimin e Fitër Bajramit, emisioni Radar me Edita Doli ka nisur një fushatë për të ndihmuar familjet në nevojë. Fushata, e cila përfundon të mërkurën, ofron paketën “Radar”, e cila përmban ushqime bazë dhe produkte higjienike, me një çmim prej 99.99 euro.

Pakoja “Radar” do t’u dhurohet familjeve në nevojë para festë së Fitër Bajramit dhe ata që e blejnë paketën do të kenë mundësinë të shohin saktësisht se çfarë përfshihet në të dhe mund të jenë të sigurt se donacioni i tyre do të bëjë një ndryshim të vërtetë në jetën e atyre që kanë nevojë.


Kjo pako përfshin ushqime thelbësore si orizi, vaji, sheqeri dhe çaji, si dhe produkte higjienike si sapun, shampo, pastë dhëmbësh, letër higjienike, si dhe shumëçka tjetër.

Emisioni Radar i Radio Dukagjini është i përkushtuar për të bërë një ndryshim në komunitet dhe kjo fushatë është një nga përpjekjet e tyre për të ndihmuar familjet që kanë vështirësi për të përballuar jetesën. Dhe kjo pako mundësohet nga Viva Fresh Store në bashkëpunim me emisionin Radar.

Prandaj nëse dëshironi të mbështesni kampanjën, mund ta blini paketën “Radar” dhe kësisoj secili nga ne mund të dëshmojë se bashkë mund t’ia dalim kudo dhe kurdo.

Në këtë link mund të blini pakon “Radar” dhe të ndihmoni familjet në nevojë!

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori