LAJMI I FUNDIT:

Vitin e kaluar ka pranuar ankesën e Prokurorisë, Apeli ende pa vendim për ish-ministren e liruar nga akuza për korrupsion

Vitin e kaluar ka pranuar ankesën e Prokurorisë, Apeli ende pa vendim për ish-ministren e liruar nga akuza për korrupsion

Gjykata e Apelit ende nuk ka një vendim për rastin e ish-ministres Dhurata Hoxha dhe të tjerët që ishin liruar nga akuza për korrupsion pavarësisht se në shtator të vitit të kaluar kishte pranuar ankesën e Prokurorisë Speciale ndaj vendimit të Gjykatës Themelores.

Gjykata e Apelit të Kosovës kishte pranuar lëndën ndaj Hoxhës dhe të tjerëve me ankesën me 4 shtator 2023, ndërkaq me 8 shtator kishte mbajtur seancën ku mbrojtja e të akuzuarve kishte kërkuar vërtetimin e vendimit lirues të Themelores, kurse prokuroria dënim ose rigjykim.

Prandaj qysh nga pranimi i lëndës në Apel më 4 shtator 2023 tashmë dalin se kanë kaluar 380 ditë, ndërkaq 509 ditë prej kur Themelorja kishte marrë vendim për t’i liruar Hoxhën dhe të tjerr nga akuzat që i ngarkonte PSRK.


“Betimi për Drejtësi” ka drejtuar pyetje në Gjykatën e Apelit për të kuptuar lidhur me atë se a ka vendim kjo gjykatë për këtë rast mirëpo deri në publikimin e tekstit kjo gjykatë nuk ka kthyer përgjigje.

“ Betimi për Drejtësi” kishte raportuar mbi ankesën e PSRK ndaj vendimit të Themelores në të cilën ndër të tjera thuhet se gjykata e shkallës së parë mbi 70% të provave të propozuara dhe të elaboruara nga prokurori, fare nuk i ka analizuar, vlerësuar ose arsyetuar.

Për çka akuzohej Hoxha dhe të tjerët

Në aktakuzë thuhet se Hoxha në cilësinë e ministres së MIE-së, kishe tejkaluar kompetencat e saj me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore personit tjetër, respektivisht operatorëve ekonomik “Majorelle PR & Events” dhe “Madison Strategies LLC”.

Siç thuhet në aktin akuzues, Hoxha më 11 maj 2018 kishte kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i MIE-së, Demush Shasha nisjen e procedurave të prokurimit për aktivitetin e prokurimit “Shërbime të konsulencës për nevojat e MIE-së”, duke përcaktuar procedurën që duhej aplikuar dhe emrin e “Majorelle PR & Events” me të cilin duhej lidhur kontrata.

Sipas aktakuzës, e njëjta e bëri këtë edhe pse e kishte ditur se sipas ligjit këto nuk ishin në kompetencë të ministrit, me ç’rast ata i kanë mundësuar këtij operatori lidhjen e kontratës në vlerë 180 mijë euro dhe si rrjedhojë edhe përfitimin e dobisë pasurore në këtë vlerë.

Më pas, në aktakuzë thuhet se më 21 shkurt 2019, Hoxha kishte kërkuar nga UD i Sekretarit të Përgjithshëm të MIE-së, Kushtrim Cukaj vazhdimin e kontratës së lartcekur në bazë të procedurës së njëjtë, me këtë rast iaa ka mundësuar “Majorelle PR & Events” që të vazhdojë kontratën në vlerë prej 168 mijë euro dhe përfitimin e dobisë pasurore në këtë vlerë.

Po ashtu, në aktakuzë thuhet se Hoxha më 24 prill 2019, kishte kërkuar nga i akuzuari Cukaj që për aktivitetin e lartcekur të nis procedurat e prokurimit, duke përcaktuar procedurat që duhej aplikuar dhe emrin e operatorit ekonomik, “Madison Strategies LLC”, ku më 17 qershor 2019 është lidhur kontrata me këtë kompani në vlerë prej 152 mijë e 232 euro.

Mustafa akuzohet se në cilësinë e drejtorit të Divizionit të Prokurimit në MIE, i ishte drejtuar me kërkesë të akuzuarve Cakaj dhe Shasha, me anë të së cilës kishte kërkuar që kërkesat e parashtruara nga Hoxha për miratimin apo vazhdimin e këtyre kontratave të miratoheshin edhe pse i njëjti e dinte se janë në kundërshtim me ligjin.

Demush Shasha, në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të MIE-së dhe Kushtrim Cukaj e Nuhi Osmani në cilësinë e UD-ve të kësaj pozite akuzohen nga PSRK-ja, se kishin aprovuar kërkesat e parashtruara nga i akuzuari Mustafa dhe kishin lejuar zbatimin e procedurës së prokurimit edhe pse e dinin se kërkesa e parashtruar ishte në kundërshtim me ligj.

Prandaj nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha, Kushtrim Cukaj dhe Fitim Mustafa, akuzoheshin se në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së.

Kurse, Demush Shasha dhe Nuhi Osmani, akuzoheshin se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414, paragrafi 2 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Lajme
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Lajme
Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Kronika e Zezë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori