Gjithçka u ka mbetur janë ata vetë. Ndaj nuk ndahen asnjë çast. Bashkë me disa qindra të tjerë të dëmtuar nga tërmeti, Natasha dhe Kostandin Allkanjari e priten ndërrimin e viteve në një nga hotelet e Malit të Robit.
Buzë detit, era fryn e ftohtë, po një kafe e çaj i ngrohtë shoqëruar me pikëpyetjet më të mëdha që u ka ofruar jeta këtë herë është kthyer në rutinën më të re, që kanë krijuar larg shtëpisë, që nuk ekziston më. Për herë të parë, që nga çasti kur u larguan me ndihmën e një vinçi, në të gdhirë të 26 nëntorit, ata kthehen për të parë çfarë ka mbetur nga pallati ku kaluan një jetë të tërë.
Kostandin Allkanjari, ish-banor i pallatit 1032 (duke treguar se ku ndodhej apartamenti i vet)
Një jetë plot kujtime, sfida, gëzime dhe zhgënjime e shkërmoqur në një minutë vetme. Gjithçka ka mbetur nga pallati 1032 në lagjen 6 të Durrësit, apo te “Dy gjelat”, ku humbën jetën dy gra, është zhdukur. Kërkojnë mes asaj ç’ka mbetur mos gjejnë diçka të njohur. Por jo. Fadroma ka sheshuar gjithçka. Ka vetëm një hapësirë rrënojash rrethuar me rrjetë, ndaj bashkëshortët nuk i përmbajnë dot lotët.
Kostandini: – Ndjehem shumë keq. Kjo ka qenë jeta jonë. Gjithçka për mua ka marrë fund. Vetëm nëse vë dorë shteti. Nuk kam asnjë vend ku të shkoj.
Natasha: -Shumë keq ndjehem. As rroba, asgjë nuk morëm. Na ikën në dhe të gjitha. Më mirë të kishim ikur dhe ne.
Ajo që i mundon është dhe e nesërmja. Janë në terr të plotë, ndërsa nuk dinë nëse fatkeqësia më e madhe që i goditi qe ajo natyrore apo krimi njerëzor, babëzia për të fituar hapësira për ndërtimin e lokalit që hapi themelet, preu kolonat dhe mbingarkoi tarracën me 6 depozita të tjera veç atyre të banorëve.
Ne nuk dimë asgjë. askush nuk na ka thënë gjë. Faleminderit që na vini ju!
As qeveritarët që vijnë nuk na thonë gjë a të na japin ndonjë shpresë.
Thonë që nuk ndërtohet më këtu, po ne këtu kemi jetuar. Është jeta jonë këtu dhe s’më duket e drejtë, ndaj u lutem qeveritarëve që ta ndërtojnë po këtu pallatin. Në hotele na kanë thënë që jemi për pak kohë, po jo për sa. Nuk kemi as ku të përplasemi.
Viti i ri 2020 e gjen pa shpresë Kostandinin.
Nuk ka shpresë për mua.
Më shumë se fuqi e tërmetit, ishte ndërhyrja jashtë çdo standardi të lejuar në katin e parë për ndërtimin e lokalit Baron’s dhe pesha e madhe e depozitave të pozicionuara në pjesën e shkallëve që përcaktuan fatin e pallatit 1032
Ishte gabim për ata që kanë dhënë leje. Nuk ishte një lokal i vogël. Gjithë pallati poshtë bosh dhe pa mure anësore që të mbanin ekuilibrin e tij. Pallati nuk binte kurrë, po të mos ndërhyhej në katin e parë. Depozitat i vumë te shkallët dhe rridhnin ujë të gjitha, ndaj u thamë t’i vendosnin aty. Vetëm ky i lokalit vuri 6 depozita. Po të mos ishin gjithë këto depozita nuk do të shembej pallati, po pesha e tyre e këputi tarracën. I ra shkallëve dhe fundit poshtë duke e zhytur pallatin.
Tërmeti që goditi Durrësin, pikërisht në ditën kur përgatitej të festonte 107-vjetorin e ngritjes së flamurit, nxori në pah problematika të mëdha dhe të njohura urbanistike, që qytetarët shpesh i kanë ngritur, po autoritetet nuk i kanë dëgjuar. Ndaj në këtë vit të ri të gjithë shpresojnë në ri-ngritjen e shpejtë të Durrësit dhe në zbatimin e përgjegjshëm të legjislacionit në fuqi, për të ndalur babëzinë e “kap ç’të kapim” dhe jetuar në harmoni brenda standardeve urbanistike, që respektojnë të ndërtuarit në një zonë me aktivitet të lartë sizmik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën