LAJMI I FUNDIT:

Viti që kurrë nuk mbaroi

Viti që kurrë nuk mbaroi

Komediani ukrainas, Vasyl Baidak, ka krijuar një miqësi të pamundur dhe të qëndrueshme me pensionisten Iryna Terekhova, teksa me një grup të rinjsh nga Kievi ai punon për të rindërtuar shtëpinë e saj.

Iryna, një e krishterë ortodokse e devotshme, jeton në një fshat bujqësor në rajonin e Çernihivit, ku shtëpia e saj u shkatërrua gjatë pushtimit rus, në mars të vitit 2022.


Iryna reflekton për kohën e rëndë kur u detyrua të ndante bodrumin e saj me ushtarët rusë të cilët thanë se ata kishte ardhur për ta çliruar, por kush ia rrënoi fshatin?

Duke refuzuar të largohet nga zona ku ka kaluar pjesën më të madhe të jetës, Iryna është mahnitur nga shpirti sipërmarrës i grupit të ndërtimtarëve të rinj nga Kievi, ndërsa Vasyli dëshmon se humori është përbërësi jetik për të forcuar shpirtin kolektiv.

“Pres që lufta të përfundojë, atëherë do të fillojë viti ynë i ri. Tash për tash, viti 2022 ende vazhdon”, thotë Iryna.

Dokumentarin e përgatitur nga Anton Shtuka për ditoren Guardian, mund ta shikoni të plotë më poshtë. /Telegrafi/