LAJMI I FUNDIT:

Me vite “aktroi” se është i verbër, duke përfituar shuma të majme nga shteti – italiani kapet duke vozitur skuter

Me vite “aktroi” se është i verbër, duke përfituar shuma të majme nga shteti – italiani kapet duke vozitur skuter

Një burrë nga Italia i cili për vite të tëra kërkoi ndihmën e shtetit për shkak se deklarohej se është i verbër, është arrestuar të premten nën dyshimin për mashtrim, pasi është parë duke vozitur skuter, shtypur butonat e telefonit dhe duke blerë nëpër qendra tregtare, raportojnë mediat italiane.

Burri nga Palermo në Sicili, kishte marrë të paktën 170 mijë euro “ndihma” nga shteti nga viti 2008, pasi pretendonte se është “plotësisht i verbër” si pasojë e një çrregullimi gjatë lindjes.

Policia financiare e Italisë, ishte paralajmëruar pasi burri në vitin 2018 kishte ripërtërirë patentë shoferin pavarësisht deklaratave për verbërim, transmeton Telegrafi.


Gjatë marrjes në pyetje, policët dokumentuan sesi burri kishte vozitur dhe të njëjtën kohë përzgjidhte numrat në telefonin e tij – duke u zënë nëpër dyqane duke provuar rroba dhe kishte mësuar të bijën që të ngasë biçikletën.

Ky 40-vjeçar gjithashtu është parë duke vozitur skuter, shkruan Palermo Today, duke shtuar se burri kishte marrë nofkën “Berlusconi”, sipas ish-kryeministrit italian.

Ai ishte i njohur për autoritetet, pasi vitin e kaluar në gjykimin e shkallës së parë u dënua me afro 15 vite burgim, për shkak se ishte e pjesë e një grupi që inskenoi aksidente të rrejshme për të përfituar shuma të majme të parave nga kompanitë e sigurimeve. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Indiani 14-vjeçar thyen 6 rekorde botërore brenda një dite

Indiani 14-vjeçar thyen 6 rekorde botërore brenda një dite

Fun
Babai udhëton gjashtë orë për të përqafuar vajzën, skena prek më shumë se 10 milionë njerëz

Babai udhëton gjashtë orë për të përqafuar vajzën, skena prek më shumë se 10 milionë njerëz

Fun
Trump paralajmëron beteja të reja: Radhën e kanë llambat dhe tualetet

Trump paralajmëron beteja të reja: Radhën e kanë llambat dhe tualetet

Fun
Musk e dërgoi djalin në Zyrën Ovale - simpatiku

Musk e dërgoi djalin në Zyrën Ovale - simpatiku "vodhi" vëmendjen e mediave

Fun
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Australia mban rekordin për lulëzimin e tretë të lules së rrallë e njohur si “lulja e kufomës”

Australia mban rekordin për lulëzimin e tretë të lules së rrallë e njohur si “lulja e kufomës”

Interesante
Kalo në kategori