Raportet Kosovë- Serbi dhe procesi i dialogut ka shumë kohë që janë zhvilluar me hapa të ngadaltë. Ky takim dhe ftesa e kancelarit gjerman Olaf Scholz tregon angazhimin e Gjermanisë dhe një përpjekje për t’i dhënë një dinamikë të re këtij procesi. Kështu ka thënë Violeta Haxholli nga KDI e ftuar në emisionin ‘Imazhi i ditës’ në RTK.
Ajo tha se ka kohë që është tentuar për një takim me kryeministrin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq .
“Tani kur ka përfunduar procesi zgjedhor në Serbi dhe Vuçiqit i është konfirmuar legjitimiteti dhe tani kemi dy shtete që janë legjitimuar nga procesi zgjedhor dhe janë krijuar kushtet që procesi i dialogut të vazhdojë në të gjitha konditat e përcaktuara demokratike. Ndonëse qëndrimet e Kosovës dhe Serbisë janë diametralisht të kundërta, sidomos të përfaqësuesve të Serbisë që nuk janë të gatshëm të lëvizin drejtë njohjes së Kosovës”, tha ajo në RTK.
Haxholli tha se edhe sot kancelari gjerman Olaf Scholz tha se qëllimi i dialogut duhet të jetë njohja reciproke.”Tani çdo herë e më shumë po përmendet njohja si qëllim final i marrëveshjes së Kosovës dhe Serbisë”, tha ajo.
Ajo tha se shumë shtete të BE-së, mendojnë se njohja është zgjedhja e çështjes së problemeve të Kosovës dhe Serbisë.
“Jemi pak pesimist lidhur me mundësinë që Serbia të lëvizë përpara drejtë njohjes së Kosovës, prandaj edhe shihet e vështirë një marrëveshje e tillë ku epilogu do të ishte njohja e Serbisë për Kosovën”, shprehet Haxholli.
Duke folur për agresionin rus në Ukrainë, ajo tha se situata gjeopolitike ka ndikim në këtë pjesë duke ditur afërsinë e Serbisë me shtetin rus .
“BE ka mundësi t’i bëjë më shumë presion Serbisë që t’i mbyll kapitujt. Në anën tjetër Kosova nuk e bllokon procesin e dialogut. Kur vjen fjala te kompromiset e reja duhet të jetë vështirë që Kosova të bëj një kompromis . Janë arritur 35 marrëveshje, ndërsa nëse kërkohet një kompromis i ri eventual është e vështirë që të arrihet kjo marrëveshje. Kosova çfarë mund të bejë është që të tregohet konstruktive në takimet për dialog”, tha Haxholli .
Ajo beson që Serbisë do t’i kërkohet edhe një qëndrim që të vendos sanksione ndaj Rusisë dhe të jetë më konstruktive ne raport me Kosovën .
“Unë besoj sa i përket kësaj situate në agresionin ndaj Ukrainës, Kosova është rreshtuar mirë”, nënvizoi ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova