Vinicius shpërthen pas zëvendësimit nga Xabi Alonso – largohet me nervozizëm drejt zhveshtores

Një moment tensioni është regjistruar në “El Clásico” mes Real Madridit dhe Barcelonës, në ndeshjen ku madrilenët po udhëhiqnin me rezultat 2-1.
Në minutën e 70-të, trajneri Xabi Alonso kreu dy zëvendësime të njëkohshme, duke larguar nga loja Federico Valverden dhe Vinicius Juniorin, për t’i zëvendësuar me Dani Carvajal dhe Rodrigo.
Vendimi nuk u prit mirë nga Vinicius, i cili ishte një nga lojtarët më të rrezikshëm të ndeshjes deri në atë moment. Braziliani reagoi me nervozizëm, duke folur dhe gjestikuluar që sa ishte në fushë.
I understand him, Vinicius Jr was cooking and this is the biggest game.
pic.twitter.com/RDMiuCN4o7
— TC (@totalcristiano) October 26, 2025
Pas daljes nga loja, ai nuk i dha dorën askujt dhe u nis menjëherë drejt zhveshtores, i irrituar nga vendimi i trajnerit. Ky moment u kap nga kamerat dhe u shoqërua me shumë reagime në rrjete sociale.
Vinicius Jr is NOT happy about getting subbed off in the El Clasico…🫣 pic.twitter.com/dRqEX2vie5
— george (@StokeyyG2) October 26, 2025
Megjithatë, Real Madridi ruajti epërsinë ndaj Barcelonës, ndërsa tensioni mes Viniciusit dhe Xabi Alonsos pritet të jetë temë diskutimi në orët në vijim. /Telegrafi/


















































