LAJMI I FUNDIT:

A i vini tërë jetën të tjerët në vend të parë? Nëse gjithmonë harroni veten, ky mesazh brutalisht i vërtetë është për ju!

A i vini tërë jetën të tjerët në vend të parë? Nëse gjithmonë harroni veten, ky mesazh brutalisht i vërtetë është për ju!

Sa herë jeni angazhuar që të tjerët t’i bëni të lumtur, t’u ndihmoni dhe t’ua lehtësoni jetën?

Empatia e zhvilluar është gjë e mrekullueshme, por shumica e njerëzve bien në kurth të përkushtimit ndaj të tjerëve dhe harrojnë nevojat vetjake.


Jeta kalon në kujdes dhe angazhim për të tjerët, por kur të kujdeseni më shpesh për veten?

Për të gjithë ata që gjithë jetën të tjerët i vënë në vend të parë, ekziston një citat i fuqishëm i Leona Braunit: “Çdo gjë fillon nga vetja. Nëse nuk kujdesesh për veten, nuk do të jesh mjaftueshëm i fortë të kujdesesh për asgjë në jetë”.

Nuk është gjë e mirë në jetë as që të fokusoheni vetëm në vetveten dhe të mos keni dhembshuri. Në fakt, ju duhet të vendosni një ekuilibër, transmeton Telegrafi.

Ndihmojuni të tjerëve, por mos shterni gjithë energjinë tuaj. Mos ngurroni që të kërkoni ndihmë kur ju duhet juve – nuk mundeni dhe nuk jeni të detyruar çdo gjë ta bëni vetë.

Njerëzit të cilët të tjerëve u ndihmojnë në çdo gjë, dhe nuk shohin në sytë e të tjerëve falënderim, mund të jenë posaçërisht të pakënaqur dhe të palumtur.

Njerëz të tillë shpesh janë të zhvlerësuar dhe ndihma e tyre merret si e mirëqenë. Ata mund të përballen me njerëz egoistë, miq të rremë dhe me ata që do të zhduken kur të krijohen stuhi në jetën e personit empatik.

Kjo është arsyeja pse ekuilibri është një parakusht për lumturinë. Mos harroni, kujdesi për veten nuk është një luks, por një rregull bazë i jetës së secilit. Kur kujdeseni për veten, tregoni se keni një dashuri të shëndetshme për qenien tuaj.

Kujdesuni për veten, respektoni burimet tuaja. Sigurisht, të ndihmosh të dashurit është e rëndësishme. Nuk duhet të jetë një sakrificë e vazhdueshme e gjithçkaje, por një shpërndarje e kujdesshme e burimeve që do t’i ndihmojë të tjerët, por nuk do t’ju largojë nga detyrat dhe detyrimet tuaja.

Mos harroni të kujdeseni për veten, sepse nëse nuk jeni vetë energjik, i shëndetshëm dhe i lumtur, si mund t’i ndihmoni të tjerët. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti

Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti

Bëje vet
Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Stil
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Rregullimi i shtëpisë
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Këshilla Lifestyle
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Kuptimi i numrit 333 në astrologji

Kuptimi i numrit 333 në astrologji

Lifestyle
Kalo në kategori