LAJMI I FUNDIT:

Viktimat në Barcelonë: Ja nga cilat shtetet janë

Viktimat në Barcelonë: Ja nga cilat shtetet janë

Një kamion që është futur me dashje në rrugën e këmbësorëve në një nga bulevardet më popullorë të Barcelonës ka vrarë 13 persona, ndërkohë që 7 të tjerë janë plagosur në një sulm tjetër në qytetin Cambrils, 120 km larg.

Ja çfarë dihet tani për terrorin, sipas The Guardian.


13 personat e vrarë pasditen e së enjtes janë vrarë në sulmin që u mor përsipër nga ISIS, kështu ka konfirmuar ministri i Brendshëm i Katalonjës, Joaquim Forn. Disa orë më vonë, policia vrau 5 të dyshuar si terroristë në qytetin Cambril teksa po qarkullonin me një Audi A3 dhe disa ishin veshur me jelekë që dukeshin si eksplozivë. 6 civilë dhe një polic u plagosën.

Në Barcelonë, një belg është konfirmuar i vdekur. Tre gjermanë thuhet se janë ndër viktimat. Rreth 100 persona janë plagosur, ndër ta 15 janë në rrezik për jetën.

Tek të plagosurit 26 janë francezë, 4 janë australianë, 3 janë gjermanë, 3 grekë dhe 1 kinez. Së paku 18 shtete janë të përfshira, përfshirë Venezuelën, Irlandën, Perunë dhe Algjerinë, sipas Agjencisë së mbrojtjes civile të Spanjës.

Të gjitha lajmet për sulmin me furgon në Barcelonë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për sulmin me furgon në Barcelonë

Në Barcelonë, një furgon i Fiat i bardhë përshkoi të paktën 500 metra në rrugë, e cila si zakonisht ishte e mbushur me njerëz derisa goditi një kioskë gazetash dhe u ndal.

Televizionet tregojnë njerëzit e shtrirë në tokë dhe furgonin e përplasur, që kishte ndaluar në majë të një mozaiku të Joan Miro në Las Ramblas, një zonë shumë e populluar nga turistët, citon Syri.net.

Ka pasur dy arrestime. Asnjeri nuk është shoferi i furgonit, që është ende në kërkim. Policia beson se dy të arrestuarit kanë lidhje me shpërthimin në Alcanar. Policia publikoi foton e personit që dyshohet se kishte marrë me qira furgonin e përdorur për sulmin. Ai është identifikuar si Driss Oukabir. Por ky person u dorëzua vetë në polici më pas duke deklaruar se nuk kishte lidhje me sulmin dhe se karta e tij e identitetit ishte vjedhur.

Një dëshmitar tha për televizionin spanjoll se ai e pa të dyshuarin kur furgoni ndaloi” “Ishte një person rreth të 20-ve, shumë i ri, flokë ngjyrë kafe dhe fytyrë të hollë.”

Të gjithë udhëheqësit e botës janë solidarizuar me Spanjën: Franca, Britania e Madhe, Gjermani dhe SHBA./syri.net/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Kalo në kategori