LAJMI I FUNDIT:

Viktimat e gjenocidit gjerman në Namibi, refuzojnë dëmshpërblimin prej 1.1 miliard eurove

Viktimat e gjenocidit gjerman në Namibi, refuzojnë dëmshpërblimin prej 1.1 miliard eurove
(Eingeschr??nkte Rechte f??r bestimmte redaktionelle Kunden in Deutschland. Limited rights for specific editorial clients in Germany.) German South-West Africa: Herero rebellion, captives in chaines - 1904/5 (Photo by ullstein bild/ullstein bild via Getty Images)

Më shumë se 100 vjet pas krimeve të kryera nga fuqia koloniale gjermane në atë që tani është Namibia, Gjermania ka njohur zyrtarisht mizoritë e kryera kundër grupeve etnike Herero dhe Nama si gjenocid.

Gjermania do të mbështesë Namibinë dhe pasardhësit e viktimave me 1.1 miliard euro (1.3 miliard dollarë) për rindërtimin, zhvillimin dhe do të kërkojë falje për “krimet e sundimit kolonial gjerman”, tha Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas në një deklaratë të premten.

Sidoqoftë, grupet e viktimave e kanë hedhur poshtë marrëveshjen. Vekuii Rukoro, Shefi Paramount i njerëzve Herero, ish-prokurori i përgjithshëm dhe anëtar i parlamentit i tha CNN-së se ata nuk ishin pjesë e diskutimit me qeverinë gjermane.


“A është ky një lloj dëmshpërblimi për të cilin duhet të jemi të ngazëllyer? Ky është thjesht një marrëdhënie me publikun. Kjo është një punë e shitur nga qeveria namibiane. Qeveria ka tradhtuar kauzën e popullit tim”, tha ai.

Gjermania pranon të ketë kryer gjenocid në Namibi
Lexo po ashtu Gjermania pranon të ketë kryer gjenocid në Namibi

Rukoro tha që grupet e viktimave Herero dhe Nama presin dëmshpërblime monetare. Ai tha që dëmshpërblimet nuk kishin nevojë për njerëz individualë, por duhet të ishin në formën e një pagese kolektive për pasardhësit e atyre që u vranë dhe u dëbuan nga toka e tyre gjatë gjenocidit.

Ndryshe, trupat gjermane vranë deri në 80 mijë njerëz Herero dhe Nama në atë që tani është Namibia midis viteve 1904 dhe 1908 në përgjigje të një kryengritje anti-koloniale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Evropa
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Evropa
FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

Amerika
Kalo në kategori