LAJMI I FUNDIT:

Vijon operacioni për heqjen e kamerave të paligjshme në Shqipëri, shkon në 528 numri i kamerave të çmontuara nga rrugët e vendit

Vijon operacioni për heqjen e kamerave të paligjshme në Shqipëri, shkon në 528 numri i kamerave të çmontuara nga rrugët e vendit

Policia e Shtetit në Shqipëri njoftoi sot se po vijon të heqë nga rrugët kamerat e paligjshme, disa prej të cilave dyshohet se janë vendosur nga eksponentë të krimit.

Në fazën më e të fundit të operacionit, u çmontuan dhe u sekuestruan 20 kamera të tjera, të instaluara në kundërshtim me ligjin, në qarqet Shkodër, Korçë dhe Fier. Tetë shtetas u vunë në hetim për cënim të privatësisë dhe për të dokumentuar ligjërisht qëllimin përse ata i kishin instaluar këto kamera.

Në rang kombëtar, shkon 528 numri i kamera të çmontuara dhe 109 numri i shtetasve në hetim.


Në Shkodër, në vende me frekuentim të lartë publik, në lagjet “10 korriku”, “Ndoc Mazi” dhe “Guerrile”, janë çmontuar 10 kamera të instaluara në kundërshtim me ligjet e vendit.

Për të dokumentuar ligjërisht qëllimin e vendosjes së tyre, janë iniciuar hetimet për shtetasit R. Z. dhe A. B. Në këtë qark, numri i kamerave të çmontuara deri më tani, është 89.

Në qytetet Maliq, Bilisht dhe Pogradec, janë çmontuar në total 7 kamera dhe janë iniciuar hetimet për shtetasit E. D., A. B. dhe S. H. dhe N. Ll. Shtetasi N. Ll. (babai i shtetasit E. Ll., të shpallur në kërkim për vrasje) është përsëritës për montimin e kamerave në kundërshtim me ligjet e vendit.

Më parë, janë çmontuar 10 kamera të cilat dyshohet se kontrolloheshin nga shtetasi N. Ll. Në total, deri më tani, në Korçë, janë çmontuar 61 kamera dhe janë iniciuar hetimet për 24 shtetas.

Në Lushnjë, janë çmontuar 3 kamera të tjera të instaluara në kundërshtim me ligjet e vendit dhe janë iniciuar hetimet për shtetasit Sh.(S). K. dhe A. K. Në këtë qark, numri i kamerave të çmontuara deri më tani, është 23 dhe numri i shtetasve për të cilët janë iniciuar hetimet, është 7. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori