LAJMI I FUNDIT:

Vietnami shembull në luftimin e COVID-19, nga 95 milionë banorë – vetëm 262 të infektuar dhe asnjë të vdekur

Vietnami shembull në luftimin e COVID-19, nga 95 milionë banorë – vetëm 262 të infektuar dhe asnjë të vdekur

Si një vend që nuk e ka as edhe një të vdekur dhe numri i të infektuarve me COVID-19 është 262, Vietnami është lavdëruar dhe komplimentuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas të cilëve mund të shërbejë si shembull i një shteti që ka arritur ta luftojnë pandeminë.

Edhe pse kufizohet me Kinën, Vietnami herët ka filluar të aplikojë masat mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e coronavirusit siç është testimi dhe karantinimi, kështu si shoqëri ia kanë dalë deri më tani të shmangin situatën që coronavirusi e ka shkaktuar në Evropë dhe SHBA, transmeton Telegrafi.


Numri i të infektuarve në Vietnam sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins është 262, një vend që ka mbi 95 milionë banorë. E statistikat zyrtare tregojnë se si në Vietnam në karantinim apo izolim, aktualisht janë 75 mijë persona, kurse shteti deri më tani ka kryer mbi 121 mijë teste.

Në këtë vend në juglindje të Azisë, deri më tani nuk ka vdekur askush nga COVID-19, kurse përqindja e të infektuarve është dukshëm më e ulët se në vendet e zhvilluara si Koreja e Jugut, Singapori e madje edhe Tajvani.

Kindong Park, përfaqësues i OBSH-së për Vietnam, suksesin ia atribuon veprimeve të hershme të autoriteteve kompetente duke parandaluar kështu vdekjet masive.

“Vietnami ka reaguar herët dhe në mënyrë shumë aktive ndaj pandemisë së coronavirusit. Ushtrimi i tyre i parë i matjes së rrezikut ka filluar në fillim të janarit, jo shumë pas rastit të parë të shfaqur në Kinë”, shtoi Park.

Edhe pse ka një numër të vogël të rasteve të konfirmuara me COVID-19, Vietnami më 1 prill ka futur tërë vendin në karantinë, shumë më shpejtë sesa Britania e Madhe dhe Italia që vepruan vetëm atëherë kur numri i të prekurve filloi të arrijë shifrën prej mijëra personave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Evropa
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori