Ndonëse ka gjithmonë përjashtime nga rregulli, shpesh ndodh që macet dhe qentë e zbutur që jetojnë pranë njëri-tjetrit thjesht nuk pajtohen, dhe dëshmi për këtë është video virale e publikuar në TikTok.

Në video, një mace bardhezi me emrin Snickers mund të shihet duke pritur në majë të shkallëve të mbuluara me qilim, ndërsa një qen i vjetër me emrin Bailey zbret ngadalë shkallët.


Snickers është e pakënaqur me pritjen e gjatë, kështu që ajo vendos t'i shpejtojë gjërat duke e shtyrë qenin poshtë shkallëve.

Mjaftoi vetëm një presion me putra në këmbën e djathtë të Baileyt për ta bërë qenin fatkeq të rrëshqiste nga shkallët.

Fatmirësisht, Bailey kaloi pa u dëmtua gjersa u ngrit ngadalë në këmbë dhe vazhdoi atje ku po shkonte. /Telegrafi/

@queefly

luckily she's okay 💜 #dogsofttiktok