LAJMI I FUNDIT:

Video-loja PUBG Mobile zbulon zgjerimin e Pro League si dhe vendndodhjen e Kampionatit Global 2023

Video-loja PUBG Mobile zbulon zgjerimin e Pro League si dhe vendndodhjen e Kampionatit Global 2023

PUBG Mobile ka njoftuar ndryshime të rëndësishme në ekosistemin e saj për vitin 2023 dhe ka njoftuar se Kampionati Global do të mbahet në Turqi.

Për sezonin 2023, PUBG Mobile ka zgjeruar ekosistemin e tij PUBG Mobile Pro League, veçanërisht në Azinë Juglindore.

Liga e quajtur PMPL MY/SG/PH do të zëvendësohet me një garë të dedikuar PMPL në Malajzi, ndërkohë që do të prezantohet edhe një ligë e veçantë e quajtur PMPL SEA Wild Card.


Rajoni Wild Card do të shoh në garë ekipe nga Filipinet, Mianmari, Kamboxhia dhe Singapori.

Ndërsa detajet kryesore nuk janë zbuluar, PUBG Mobile ka deklaruar gjithashtu se do të prezantojë më shumë turne ku do të përballen rajonet në mes vete, ngjashëm me PUBG MOBILE Regional Clash që u mbajt në 2022.

Sipas njoftimit, të gjithë turnetë zyrtarë të PUBG Mobile do të kalojnë në një sistem 10 pikësh në një përpjekje për t’i bërë lojërat ‘më emocionuese dhe konkurruese’.

Më parë skuadrat që përfundonin të parat në lojëra merrnin 15 pikë, me shifër që zvogëlohej në varësi të pozicionit.

Gjithashtu zhvilluesi i lojës, KRAFTON ka shtuar një ngjarje për ekipet gjysmë-profesionale dhe amatore përmes prezantimit të një ekosistemi të dedikuar eSports.

PMPL do të presë Kualifikuesin PMPL, i cili jep një rrugë të drejtpërdrejtë për ekipet në liga.

Ekipet mund të fitojnë akses në kualifikuesin PMPL duke konkurruar në PUBG MOBILE Club Open, Kampionatin Kombëtar PUBG MOBILE dhe turnetë e palëve të treta.

Në vitin 2023, PUBG Mobile do të presë dy ngjarje ndërkombëtare, PUBG Mobile World Invitational dhe Kampionatin Global.

The World Invitational tashmë u zbulua se do të zhvillohej në Riad në korrik, por tashmë është bërë e ditur se kjo e fundit do të zhvillohet në Turqi për herë të parë. Vendndodhja e saktë për Kampionatin Global të PUBG Mobile, si dhe një datë, ende nuk është konfirmuar.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Man Utd dhe Chelsea garojnë 'kokë për kokë' për shërbimet e ish-yllit të Man Cityt

Man Utd dhe Chelsea garojnë 'kokë për kokë' për shërbimet e ish-yllit të Man Cityt

Premier League
Wayne Rooney zbulon kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij

Wayne Rooney zbulon kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij

Premier League
Kalo në kategori