LAJMI I FUNDIT:

Victoria Beckham është e fiksuar pas maskës së fytyrës me glasë zogu

Victoria Beckham është e fiksuar pas maskës së fytyrës me glasë zogu

Jo vetëm ajo, por edhe bashkëshorti i saj David është gjithashtu një adhurues i kësaj maske

Kemi dëgjuar për maska të ndryshme që bëjnë mrekulli për fytyrën, nga ato me përbërësit që na ndodhen në kuzhinë, e deri te maskat me përbërës të çuditshëm, si: sperma e demit, vezët e peshkut apo edhe glasat e zogut.


Madje, kjo e fundit është e preferuara e Victoria Beckham-it, e cila njihet për përkujdesjen e madhe që tregon ndaj lëkurës dhe trupit.

Kur Victoria vizitoi Japoninë u mahnit nga bukuria dhe pastërtia e lëkurës së grave japoneze dhe mësoi se trajtimi me glasë zogu është sekreti i tyre.

Prej asaj kohe Beckham nuk i është ndarë kësaj maske. Jo vetëm ajo, por edhe bashkëshorti i saj David është gjithashtu një fans i kësaj maske.

Maska me glasën e zogut, saktësisht bilbilit, që mblidhet nga ishujt japonezë Kyushu, është cilësuar si një ndër produktet më efektivë për lëkurën. Sipas njerëzve që e kanë përdorur, maska e lë fytyrën me shkëlqim dhe shërben për eliminimin e qelizave të vdekura nga sipërfaqja e lëkurës.

E tharë nën dritën UV, jashtëqitja e zogut përzihet me krunde orizi dhe ujë në Spa dhe aplikohet në fytyrë. Kjo maskë funksionon për shkak të një enzime që depërton në lëkurën e vdekur të fytyrës.

Po ashtu, vepron si eksfoliant duke hequr qelizat e vdekura dhe duke e lënë fytyrën të freskët. Çmimi i këtij trajtimi në Nju Jork varion, por mesatarisht shkon rreth 175 dollarë. /Telegrafi/