LAJMI I FUNDIT:

Vëzhguesi i organizatës Germin: Pasi janë hapur zarfet kanë filluar reaksione të skuqjes, në duar, sy dhe kruarje

Vëzhguesi i organizatës Germin: Pasi janë hapur zarfet kanë filluar reaksione të skuqjes, në duar, sy dhe kruarje

Vëzhguesi i organizatës Germin, Shpëtim Shujaku i ka thënë, se 26 zyrtarët e KQZ-së, në momentin që kanë hapur zarfet, kanë filluar me pas reaksione, disa kanë pas skuqje në dorë, kruarje dhe disa shenja për rreth syve.

Ai nuk ka pasur probleme deri tash, pasi ka qenë vetëm si vëzhgues, megjithatë rrëfen ngjarjen.

Zarfet e ardhura nga Serbia që shkaktuan alergji te zyrtarët e KQZ-së, ndërpresin procesin e verifikimit të votave
Lexo po ashtu Zarfet e ardhura nga Serbia që shkaktuan alergji te zyrtarët e KQZ-së, ndërpresin procesin e verifikimit të votave

“Në momentin që janë hap këto zarfe kanë pas një erë shumë të rënd dhe kanë kundërmuar dhe pastaj me vazhdimin e procesin kur kanë hap , disa prej zyrtarëve të KQZ që kanë pas kontakt fizik me këto zarfe kanë filluar me pas reaksione, disa kanë pas skuqje në dorë, kruarje dhe disa shenja për rreth syve. Pastaj u marrë vendimi prej zyrtarit kryesor Besnik Buzhala që procesi me u suspendu për një kohë të pacaktuar, derisa të bëhet verifikimi pakove nga Forenzika”, tha ai për KP.


Për shkak të zarfeve të ardhura nga Serbia, 26 zyrtarë marrin alergji
Lexo po ashtu Për shkak të zarfeve të ardhura nga Serbia, 26 zyrtarë marrin alergji

“Unë personalisht nuk kam pas problem me to, por 6 prej punëtorëve që kanë qenë këtu, pas udhëzimit që kanë marrë në qendrën e mjekësisë familjare, janë dërguar drejt në infektiv. Kurse pjesa tjetër e punëtorëve që kemi qenë këtu jemi duke u kontrolluar te ambulanca emergjente që ka ardhë në vend”, tha ai duke shtuar se përveç 26 zyrtarëve, aty kanë qenë edhe rreth 10 persona tjerë.

Ndërkaq, zyrtari nga Divizioni i Shërbimit të Votuesve në KQZ, Besnik Buzhala, ka thënë për Telegrafin se, nuk ka të bëjë një herë me helmim, është vetëm alergji.

“Lajmi që po qarkullon është i pavërtetë, pastaj që verifikohen diçka më shumë prej analizave është çështje tjetër. Njëherë, simptomat e para javë vetëm alergji nëpër duar, nuk ka asgjë më shumë, tash çka del nga testet unë nuk mund ta di”, tha Buzhala. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Evropa
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Serbia
Kalo në kategori