Pas një orë e gjysmë protesta para Parlamentit studentor, studentët të përkrahur nga një grup më i madh i profesorëve dhe qytetarëve për momentin janë duke lëvizur drejt Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, transmeton Telegrafi Maqedoni.


1

Ky vendim është marrë pasi studentët paraprakisht kanë hedhur me vezë drejt ndërtesës ku është i vendosur Parlamenti studentor i UKM.

2

Për momentin studentët bërtasin „Rrugët janë tonat“ dhe „Cila forcë do ta ndalë zërin e studentëve“. Siç kolona po lëviz ashtu edhe policia koordinohet.

3

Paraprakisht para PSUKM, studentët mbajtën fjalime në të cilët porositën se aksioni i mbrëmshëm policor është i turpshëm dhe se për këtë do të përgjigjen një ditë./Telegrafi/