LAJMI I FUNDIT:

Vetura me panele solare e prodhuar nga studentët e Universitetit të Teknologjisë, përshkroi 1 mijë kilometra

Vetura me panele solare e prodhuar nga studentët e Universitetit të Teknologjisë, përshkroi 1 mijë kilometra

Një veturë me energji diellore, për të cilën krijuesit e saj thonë se është e para e këtij lloji në botë që mund të lëvizë kaq larg rrugës pa u rimbushur, ka përfunduar një provë prej 1 mijë kilometra duke përshkuar të gjithë Marokun dhe Saharën.

Bëhet fjalë për veturën Stella Terra me dy ulëse, i projektuar nga studentët e Universitetit të Teknologjisë në Eindhoven të Holandës, që përfundoi udhëtimin nëpër një sërë peizazhesh sfiduese si pjesë e një testi përfundimtar të karrocerisë së lehtë dhe profilit aerodinamik.


Kjo veturë shpenzon energjinë që ia sigurojnë panelet solare ë kulm, e shpejtësia e saj maksimale është 145 kilometra në orë. Peshon 1,200 kilogramë dhe ka një rreze prej të paktën 710 kilometrave në një ditë me diell.

Vise Bos, menaxher i ekipit “Solar Team Eindhoven”, ka thënë se teknologjia e përdorur është “dekada përpara çdo gjëje në treg”, transmeton Telegrafi.

“Stella Terra duhet t’i bëjë ballë ashpërsisë në terrene të ndryshme, dhe të mbetet efikase dhe mjaft e lehtë për t’u fuqizuar nga dielli. Për këtë është dashur të dizajnonim gjithçka për këtë veturë”, u tha nga ky ekip.

Vetura përmban një bateri litium-jon, e cila e lejon atë të punojë në klimat më pak me diell, por në këtë rast mund të udhëtojë në distanca më të shkurtra. /Telegrafi/