Është bërë trend që fëmijët e pasanikëve nga vendet e ndryshme të botës të publikojnë fotografi nga jeta e tyre luksoze, duke filluar nga pushimet në plazhe të bukura e deri të veturat sportive që janë shumë të shtrenjta.

Llogaria "Fëmijët e Pasur të Zvicrës" në Instagram, numëron mijëra ndjekës që me padurim presin publikimin e fotografive të idhujve të tyre, që dokumentojnë me imazhe të ndryshme pushimet në vende të ndryshme të botës, transmeton Telegrafi.


E kur flasim për pasanikët nuk ka sesi të mungojnë rrobat dhe këpucët e markave të njohura botërore, e deri të aeroplanët e helikopterët privat. Gjithsesi pjesë e këtyre imazheve janë edhe grumbujt e parave si dhe aksesorë të ndryshëm.

Se për çfarë bëhet fjalë shikoni fotografitë e publikuara më poshtë, ku shihet luksi i pafund i këtyre të rinjve nga Zvicra që kanë pozuar në ambiente të ndryshme. /Telegrafi/

1 156

2 68

3 53

4 50

5 43

6 37

7 31

8 26

9 22

10 20

11 17