LAJMI I FUNDIT:

Vetura e parkuar për mbi dhjetë vjet, është bërë atraksion i qytetit (Foto)

Vetura e parkuar për mbi dhjetë vjet, është bërë atraksion i qytetit (Foto)

Andrew Barnes nuk e ka lëvizur për mbi dhjetë vjet këtë veturë, sepse nuk ia kishte paguar taksat e nevojshme, duke e lënë të parkuar në një rrugë në Kardif të Anglisë.

Gjatë kësaj kohe të gjatë, ky Rover 90, që është prodhuar më 1956, vetëm sa ka mbledhur ndryshk, por është ende në gjendje të lëvizë, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, ajo që po veçohet, është se banorët po e konsiderojnë sikur një atraksion të qytetit.


“Vajza po më tregon se njerëzit po bëjnë fotografi me të dhe po i postojnë në Facebook, por unë nuk kam ndonjë llogari dhe nuk po i shoh”, ka thënë Barnes.

“Këtë makinë ma ka blerë xhaxhai, por pasi nuk kisha të holla për ta regjistruar e lash në rrugë. E kam një veturë tjetër më të lirë dhe që shpenzon më pak”.

Veturën e punuar para 60 vitesh ai po planifikon ta restaurojë, por ta lë sërish në këtë vend që të shihet nga banorët dhe turistët. /Telegrafi/

vetura-e-parkuar-per-mbi-dhjete-vjet-eshte-bere-atraksion-i-qytetit-foto-2

vetura-e-parkuar-per-mbi-dhjete-vjet-eshte-bere-atraksion-i-qytetit-foto-3

vetura-e-parkuar-per-mbi-dhjete-vjet-eshte-bere-atraksion-i-qytetit-foto-4

vetura-e-parkuar-per-mbi-dhjete-vjet-eshte-bere-atraksion-i-qytetit-foto-5

vetura-e-parkuar-per-mbi-dhjete-vjet-eshte-bere-atraksion-i-qytetit-foto-6

vetura-e-parkuar-per-mbi-dhjete-vjet-eshte-bere-atraksion-i-qytetit-foto-7

vetura-e-parkuar-per-mbi-dhjete-vjet-eshte-bere-atraksion-i-qytetit-foto-8

vetura-e-parkuar-per-mbi-dhjete-vjet-eshte-bere-atraksion-i-qytetit-foto-9

vetura-e-parkuar-per-mbi-dhjete-vjet-eshte-bere-atraksion-i-qytetit-foto-10