LAJMI I FUNDIT:

Veton Surroi thotë se Shefqet Krasniqi është dhunues i fjalës së lirë

Veton Surroi thotë se Shefqet Krasniqi është dhunues i fjalës së lirë

Publicisti, Veton Surroi në emisionin Debat Plus të RTV Dukagjinit, ka folur edhe për fenë islame dhe pluralizmin e islamit në Kosovë.

Surroi e ka quajtur Shefqet Krasniqin “dhunues”, pasi sipas tij, e ka keqpërdorur religjionin..

“Nuk mund të tërhiqemi prej dhunuesve të fjalës në publik. Pra, Shefqet Krasniqi është dhunues. Një njëri që thotë se Nënë Tereza ka me shku në ferr…, e keqpërdor religjionin me fjalor dhune. Fjalor dhune është kur i degradon të tjerët”, ka thënë Surroi.


Ai ka theksuar se Islamofobia poashtu është fjalor dhune.

“Ta quash dikë të prapambetur pse është mysliman, është absolutisht fjalor dhune, e zhvlerëson identitetin e njerëzve”, tha ai.

Surroi ka folur edhe për institucionet e Kosovës, duke thënë se nuk kanë pse merren me interpretimin e formave të ligjërimit të hoxhallarëve në Kosovë, përcjell Telegrafi.

“Është krejtësisht në kundërshtim me Republikën shekullare laike të Kosovës. Institucionet nuk kanë pse merren me interpretimin e formave të ligjërimit të mulla Shefqetit apo cilitdo hoxhë në Kosovë”.

Surroi ka thënë se ligjërimi i fesë islame në shqip është i vonshëm krahasuar me katolicizmin.

“Islami (te shqiptarët)  ka një veçanti krahasuar me religjionet tjera, për shkak të një interpretimi shumë të vonshëm të dhënies së lirisë të ligjërimit në gjuhën amtare. Ka rreth 80 vjet që ne ligjërojmë islamin në shqip, në krahasim me Kishën Katolike, e cila ligjëron shqip së paku nga shekulli XVI”, është shprehur Surroi.

Publicisti në Debat Plus të RTV Dukagjinit  ka deklaruar se Islami në Kosovë ka si përparësi pluralizmin.

“Islami shqiptar ka një përparësi, është i vetmi islam evropian, sepse nuk është pjesë e një procesi dekolonizimi ku vijnë emigrantë etj., është i njerëzve të këtushëm”, ka thënë ndër të tjera Veton Surroi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori