VETJA IME

Poezi nga: Edgar Albert Guest Përktheu: Alfred Kola
pra, me veten time duhet ta jetoj kët’ kohë
dua të jem i denjë që vetja të më njohë.
dua të jem në gjendje, ndërsa ditët shkojnë,
veten drejt në sy ta shikoj gjithmonë;
nuk dua të qëndroj me diellin që ulet tej
për gjërat që kam bërë veten ta urrej.
nuk dua të mbaj brenda një dollapi kthine
grumbuj me të fshehta përreth vetes time
dhe të mashtroj veten ndërsa shkoj e vij
duke u menduar se askush s’do dijë
llojin e personit të vërtet si xhins,
veten me mashtrim s’dua ta stolis.
dua të dal jashtë të mbaj lart kët’ kokë
të meritoj nderin e njerëzve në botë;
për famë e kamje dua të bëj përpjekjen
dua të jem i zoti të pëlqej vetveten.
s’dua të shikoj, vetes t’ia mësoj
se jam mburrje, shtirje, apo shfaqje bosh.
kurrë nuk mund ta fsheh vetveten nga unë;
shoh at’ që të tjerët s’mund ta shohin kurrë;
di at’ që të tjerët nuk dinë asnjë qime,
pra, s’mund ta mashtroj kurrë veten time,
çfarëdo të më ndodhë dua të jem njeri
Me nderim ndaj vetes, ndërgjegje pakufi.


















































