Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj verifikimit të fletëvotimeve të ardhura në mënyrë të parregullt nga Serbia, duke thënë se kjo është e patolerueshme kur dihet se zarfet me fletëvotime nga mërgata ende nuk janë trajtuar dhe se janë në pritje të përgjigjes për ankesën e dërguar në Supreme lidhur me këtë çështje.
Në një komunikatë për media kjo parti e quan të pa tolerueshme të krijohen të gjitha kushtet, edhe përtej të lejueshmes, për t’u trajtuar zarfet nga Serbia, dhe njëherësh të mos trajtohen zarfet e ardhura nga bashkatdhetarët tanë.
“Sot po ashtu pamë pamje aspak normale në numërimin e fletëvotimeve të ardhura në mënyrë të parregullt nga Serbia, të cilat shkaktuan probleme në shëndetin e punëtorëve të Komisionit Qendror Zgjedhor. Ndërsa priten rezultatet nga analizat dhe hetimet e Policisë së Kosovës, ende pa u kuptuar qartë se çfarë ndodhi, filloi sërish verifikimi i tyre në kushte të jashtëzakonshme”, thuhet në komunikatë.
Lëvizja Vetëvendosje, pas ankesës në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe përgjigjes së tyre, e dërgoi në Gjykatë Supreme ankesën për trajtimin e zarfeve me fletëvotime të ardhura nga mërgata.
Kjo parti, e cila doli e para në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit, thotë se janë në pritje të fillojë verifikimi i tyre sa më parë dhe dërgimi në Qendrën e Numërimit për t’u vendosur në rezultatin e përgjithshëm si vota të rregullta.
Komisioni Qendror Zgjedhor ende nuk ka marrë ndonjë veprim lidhur me trajtimin e fletëvotimeve të ardhura nga mërgata, veçanërisht të atyre të cilat për momentin nuk po procedohen me justifikimin se kanë mbërritur pas afatit ndonëse janë dërguar nga bashkatdhetarët shumë ditë para datës së zgjedhjeve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë