LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje: Premtimet e Haradinajt janë të vërteta vetëm më 1 Prill

Vetëvendosje: Premtimet e Haradinajt janë të vërteta vetëm më 1 Prill

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar aktivitet simbolik me rastin e 1 Prillit, “Ditës së gënjeshtrave”, si ditë përkujtuese për “rrenat e qeveritarëve të Kosovës”.

Aktivistja e VV-së, Arta Berisha tha se premtimet e kryeministrit Ramush Haradinaj janë të vërteta vetëm sot, në ditën e rrenave.

Sipas saj, “Haradinaj u zotua se brenda 3 muajsh qytetarët do ë lëvizin pa viza, e përveç se kjo nuk ndodhi Kosova humbi edhe 8200 hektarë tokë përmes demarkacionit, duke i gënjyer qytetarët me liberalizim vizash”.


Ajo përmendi edhe premtimet e kryeministrit për formimin e ushtrisë dhe ato për rritjen e pagave dhe pensioneve, ku sipas tyre nuk  u ndërmor asnjë iniciativë në këtë drejtim.

“Kryeministri Ramush Haradinaj premtoi po ashtu formimin e ushtrisë së Kosovës. Për shkak të shumë gënjeshtrave kësaj çështje nuk i erdhi koha për diskutim”, tha ajo.

“Qeveria aktuale nuk ka bërë asnjë iniciativë në këtë drejtim. Sigurisht që edhe rritja e rrogave për 30 për qind  dhe  pensionet për 25 për qind dhe mirëqenia e qytetarëve janë të vërteta vetëm sot në simboliken e 1 prillit. Urime dita e juaj kryeministër!”, tha ajo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori