Këshilltari i Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, Arbër Zaimi ka shkruar se Behgjet Pacolli po ateron në kryeqytetin e Shqipërisë.

Zaimi ka shkruar në Facebook se kreu AKR-së do të aterojë në Tiranë.


“Tiranë o qytet me fat, prite prite Behgjet Beun, po zbret me aeroplan privat Të shpëtojë mëmëdheun”, ka shkruar ai.

Ndërsa këshilltari i Pacollit, Naim Murseli, bërë të ditur sot pasdite se kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, nga aeroporti i Luganos është nisur për në Kosovë, përcjell Telegrafi.

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli u bë krye temë, për shkak të kthimit të tij nga Zvicra në Kosovë.

Pacolli reagoi ashpër ndaj Qeverisë në detyrë, duke thënë se po e pamundësojnë kthimin e tij në atdhe, dhe se ai nuk ka nevojë të qëndrojë në karantinë, pasi që ka qëndruar i karantinuar për dy muaj në Zvicër. /Telegrafi/