Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me deputeten Albulena Haxhiu dhe drejtuesen e Sekretariatit të Gruas Aktiviste, Nazlie Bala gjatë një konference për media kanë folur lidhur me rastin e Vasfije Krasniqit, e cila ishte pre e dhunës seksuale në periudhën e luftës nga forcat paramilitare serbe.
“Këto janë plagë të hapura e që kullojnë. Mbrëmë zonja Vasfije Krasniqi, rrëfeu publikisht tmerrin e përdhunimit që kishte përjetuar gjatë luftës në Kosovës kur ishte vetëm 16 vjeç. Vasfijen dhe të gjitha gratë e tjera të përdhunuara dujet ti dëgjojë dhe ti ndihmoj shteti pa rezervë”, ka thënë Kurti.
Në anën tjetër, drejtuesja e Sekretariatit të Gruas Aktiviste, Nazile Bala, ka thënë se jemi këtu për ti shprehur mbështetjen Vasfijes por edhe të gjitha grave tjera.
“Vasfija nuk është vetëm viktimë e luftës, por edhe thirrje për drejtësi. E kaluara është shenjë e një lufte të pambaruar, luftës për drejtësi dhe luftës për të vërtetën e grave dhe vajzave në Kosovë. Dëshmitë e mbledhura nuk kishin vetëm një copë letre kanë një histori në vetë. Pas këtyre rrëfimeve të cilat janë heshtur tash e 19 vite në Kosovë, dhe paragjykimi ka qenë dhe më i madh”, ka thënë Bala.
Ajo ka shtuar se si shoqëri dhe si shtet ua kemi borxh që bashkërisht të luftojmë për drejtësi, shkruan Telegrafi.
Kurse deputetja Albulena Haxhiu tha se ndaj këtyre grave krimi i parë është bërë nga Serbia, kurse krimi i dytë është bërë pasluftës që institucionet e kanë heshtur këtë krim.
“Dje ishte rrëfimi i Vasfijes, për tmerrin që kishte përjetuar gjatë luftës. Pas saj dolën disa përgjigje ku UNMIK dhe EULEX qëllimshëm i kanë dështuar procese gjyqësore të kësaj natyre. Ka bazë dyshimesh se në rastin e Vafsije Krasniqit, gjyqtarët janë korruptuar, njëri nga policët që kishte kryer përdhunimin ndaj Vafsijes është pjesëtarë i Policisë së Kosovës. Pas kësaj dëshmohet papërgjegjësi që institucionet nuk kanë bërë asnjë veprim të vetëm në kërkim të këtyre veprimeve.
Gjatë asaj kohe sa përfaqësuesit e Kosovës bënin koncesionin me Serbinë, ndërsa familja e Vasfijes bënin luftë me gjykata për të kërkuar të drejtat e tyre, pa pas asnjë mbështetje nga institucionet vendore. As angazhim të avokatëve nuk kishin.
Institucionet dhe Kuvendi nuk guxojnë të vazhdojnë raporte me Serbinë. Nuk mund të kemi raporte me Serbinë, pa kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë “, tha Haxhiu.
Ajo shtoi se rasti i Vasfije Krasniqit duhet të rigjykohet dhe të dënohen kriminelët. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian