Një veteran 97-vjeçar i Luftës së Dytë Botërore ka shpreh mendimin e tij për Dunkirk, pasi mori pjesë në premierën e filmit në kinemanë Westhills në Calgary, të premten.

Si një njeri sinjalizues me Marinën Mbretërore, 20-vjeçari Ken Sturdy mori pjesë në Betejën e Dunkirkut, e cila u zhvillua në mes të Aleatëve dhe Gjermanisë nazist në Dunkirk, Francë në vitin 1940.


Duke mbajtur me krenari medaljet e tij nga shërbimi i tij gjatë luftës, ai pas shfaqjës, tha se ishte i impresionuar nga filmi i regjisuar nga Christopher Nolan.

Shikoni se çfarë kishte për të thënë këtu:

Sturdy shpjegoi se si filmi kishte ri-sjellë kujtimet e betejës në të cilën ai evakuoi ushtarët që prisnin anije nga kaosi i plazhit.

"Isha në ato anije të vogla që i merrnin ushtarët nga uji", tha Sturdy. "Kam pasur privilegjin ta shoh këtë film sonte dhe unë jam i pikëlluar për shkak të asaj që ndodhi në atë plazh".

foto2 2

Sturdy tha se skenat e pikëlluara e kishin kthyer atë në një kohë kur ai ishte në ato anije të vogla, duke shtuar se plazhi ishte mbushur me ushtarë të tmerruar.

foto 3 3

"Isha 20 vjeç kur ndodhi kjo, por duke shikuar filmin, mund të shihja miqtë e mi të vjetër përsëri dhe shumë prej tyre vdiqën më vonë gjatë luftës", tha Sturdy. "Unë shkova në karvanet pas asaj në Atlantikun e Veriut. Kisha humbur shumë nga shokët e mi, njëri nga shokët e mi të mirë u burgos. Ai ishte dërguar në Poloni, ku kaloi pesë vjet në një kamp të burgu gjerman ".

foto 4 2

Dunkirk po shfaqet çdo ditë në Cineplexx në këto orare: https://goo.gl/XXBi37