LAJMI I FUNDIT:

Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë

Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adnan Hyseni, përmes një letre publike ka shprehur pakënaqësitë e tij lidhur me vendimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kanë marrë vendim të mos bashkëpunojnë me Qeverinë lidhur me festimin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Hyseni thotë se nuk i pëlqen bojkotimi i festës së pavarësisë nga OVL-UÇK, duke shkruar tutje se festa është e rëndësishme, e për të cilën u derdh shumë gjak, transmeton Telegrafi.

“Si veteran i UÇK-së ( i cili nuk merr pagë të veteranit) nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë së atdheut më 7 shkurt 2025, pjesëmarrja e OVL-UÇK-së është obligim i përfaqësimit të të gjithë neve, sepse na takon dhe e meritojmë që në ato karrige të jenë përfaqësuesit tanë (OVL e UÇK-së). Në këtë festë të rëndësishme për të cilën u derdh shumë gjak edhe pse jo të gjithë e kemi mundësinë të jemi aty fizikisht, por shoqatat e luftës sublime duhet të jenë aty duke na përfaqësuar dinjitetshëm edhe neve”, thuhet në letrën e tij.


OVL e UÇK-së: Nuk bashkëpunojmë me Qeverinë për festimin e 17-vjetorit të Pavarësisë dhe manifestimin e Epopesë
Lexo po ashtu OVL e UÇK-së: Nuk bashkëpunojmë me Qeverinë për festimin e 17-vjetorit të Pavarësisë dhe manifestimin e Epopesë

Hyseni mes tjerash ka shkruar se festa e pavarësisë së Kosovës nuk është festë politike por festë kombëtare.

Ndryshe, kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ditë më parë ka marrë vendim që të mos bashkëpunojë me Qeverinë lidhur me festimin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe manifestimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Në vendimin e OVL e UÇK-së thuhet se ky vendim vjen pasi sipas tyre Qeveria aktuale e Kosovës nuk ka treguar asnjëherë gatishmërinë që të bashkëpunojë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pamje të reja nga zjarri që përfshiu hotelin në Brezovicë

Pamje të reja nga zjarri që përfshiu hotelin në Brezovicë

Lajme
​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

Politikë
Aktakuza ndaj Milan Radoiçiqit e 41 të tjerëve mbetet në sirtar të gjykatës

Aktakuza ndaj Milan Radoiçiqit e 41 të tjerëve mbetet në sirtar të gjykatës

Drejtësi
Kurti takoi Gjenerallejtënantin Fenzel, flasin për mundësitë e përfshirjes së Kosovës në nisma të udhëhequra nga SHBA

Kurti takoi Gjenerallejtënantin Fenzel, flasin për mundësitë e përfshirjes së Kosovës në nisma të udhëhequra nga SHBA

Lajme
Hapen kutitë e dyshimta të votimit në Gjakovë, s’ka detaje rreth hetimeve për manipulim

Hapen kutitë e dyshimta të votimit në Gjakovë, s’ka detaje rreth hetimeve për manipulim

Lajme
KQZ: Përfundon numërimi i votave për deputetë në 46.19% të vendvotimeve

KQZ: Përfundon numërimi i votave për deputetë në 46.19% të vendvotimeve

Politikë
Kalo në kategori