LAJMI I FUNDIT:

Veteranët britanikë që shërbyen në kuadër të KFOR-it, pas dy dekadave vizitojnë Kosovën

Veteranët britanikë që shërbyen në kuadër të KFOR-it, pas dy dekadave vizitojnë Kosovën

Një grup ushtarësh të dikurshëm britanikë, të cilët shërbyen në Kosovë si pjesë e kontingjentit të KFOR-it, janë kthyer në Kosovë pas një çerek shekulli për të ribashkuar me vendin që kishin ndihmuar të çlirohet.

Vizita e tyre, e cila u mundësua me ndihmën dhe koordinimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka shërbyer si një udhëtim emocional përgjatë vendndodhjeve ku ata qëndruan në atë kohë pas përfundimit të konfliktit.

Në një falënderim të ngrohtë dhe mirënjohje ndaj pritjes dhe mikpritjes së FSK-së, Ministria e Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar ka shprehur mirënjohjen e saj.


“Faleminderit shumë Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për pritjen tonë të ushtrisë britanike dhe veteranëve britanikë. Ne ndoqëm rrugën e marrë nga NATO 25, vjet më parë nëpër ura dhe tunele dhe drejt Prishtinës, duke takuar miq të vjetër (dhe të rinj) gjatë rrugës”, thuhet në njoftimin e Mbrojtja e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Kthimi i këtyre ushtarëve të dikurshëm nëpër vendet ku kanë shërbyer ka qenë një kujtesë e gjallë e ndikimit dhe kontributit të tyre në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Gjithashtu, ky rikthim ka simbolizuar lidhjet e forta dhe partneritetin e vazhdueshëm mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori