LAJMI I FUNDIT:

Vetëm në dhjetor Shqipërinë e vizituan 617 mijë shtetas të huaj: 2023 u mbyll me mbi 10 milion turistë

Vetëm në dhjetor Shqipërinë e vizituan 617 mijë shtetas të huaj: 2023 u mbyll me mbi 10 milion turistë

2023 u mbyll me 10.1 milionë turistë, duke shënuar kështu vitin më të mirë turistik për Shqipërinë.

Duke bërë një krahasim me 2022-shin shihet se rritja është me 34,6 %.


Sipas Institutit të Statistikave, vetëm për muajin dhjetor në vendin tonë kanë hyrë 616.994 shtetas të huaj, 57,6 % më shumë krahasuar me dhjetorin e 2022. Vihet re se hyrjet e turistëve shënojnë rritjen më të madhe për pushime me 65%, ndjekur më pas për qëllime personale e për biznes.

Më së shumti vizitorët e huaj kanë qenë nga rajoni i Europës me 571.348 shtetas pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore/Paqësori.

Nga ana tjetër shihet se në dhjetor të 2023 ka pasur më pak udhëtime të shqiptarëve drejt vendeve të tjera, krahasuar kjo me dhjetorin e një vitit më parë, që tregon një rënie me 5.1%.

Pritshmëritë për 2024 janë që rekordi i vendosur në vitin që lamë pas të tejkalohet. E ndonëse jemi në muajin janar, turistët i hasim nëpër rrugë me kuriozitet për të njohur vendin tonë. Nga ana tjetër vijojnë promovimet nga mediat e huaja për bukuritë që ofron Shqipëria si një destinacion që duhet vizituar për 2024.

Sfidë mbetet edhe për këtë vit fuqia punëtore, pasi ndonëse numri i turistëve rritet, për subjektet turistike është e vështirë të gjejnë punëtor për t’u shërbyer pushuesve.

Në trend Lajme

Më shumë
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Lajme
Kalo në kategori