Vetëm edhe 2 ditë: Konferenca më e njohur po vjen këtë të enjte

Këtë të enjte, më 16 tetor, në Klan Arena, Prishtinë, vjen Expand to US & AI Conference 2025 – ngjarja që do të bëjë bashkë emrat më të njohur të teknologjisë, biznesit dhe inovacionit nga SHBA, Evropa dhe rajoni.
Nga një fjalim përshëndetës i Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, te diskutime me liderë nga Google, City of Miami, dhe kompani të suksesshme shqiptare në teknologji - kjo konferencë po premton një ditë të mbushur me inspirim, njohuri dhe mundësi të reja.
Pse duhet të jeni aty?
- Për të mësuar nga liderët më të mirë në botë mbi përdorimin e AI në biznes, edukim dhe menaxhim,
- Për të rrjetëzuar me investitorë, themelues, CEO dhe profesionistë të industrisë,
- Për të marrë ide konkrete që mund t’i zbatoni menjëherë në punën apo biznesin tuaj,
- Për të qenë pjesë e komunitetit që po nxit ndryshimin teknologjik dhe ekonomik në Kosovë,
- Dhe mbi të gjitha – për të mos e humbur një prej eventeve më të mëdha që vendi ka parë ndonjëherë në fushën e teknologjisë dhe inovacionit!
Çfarë pritet të ndodhë?
- Panele mbi rolin e AI në qeverisje, biznes dhe edukim,
- Workshop-e praktike për përdorimin e AI në menaxhimin e projekteve,
- Fireside chat me bankierë dhe liderë të industrisë,
- Prezenca e kompanive si Ipko, Gjirafa, KIVO L.L.C, dhe shumë të tjerë,
- Fjalimi kryesor nga Renatto Garro, CTO në Google, mbi ndërtimin e AI agents për automatizimin e bizneseve.
Sponsorët tanë si NLB Banka, Albi Group, Telegrafi, HelloCare.ai, CloudAstro, dhe TrePharm, janë dëshmi e mbështetjes së fuqishme për zhvillimin e inovacionit dhe teknologjisë në vend.
Dita do të përfundojë me Networking Happy Hour, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësi të lidhen me folës, investitorë dhe partnerë potencialë.
Mos e humbisni – vendet janë të limituara!
Merrni biletën tuaj në: www.creativehubkos.com/ai-conference


















































