LAJMI I FUNDIT:

Vetëm apo me (a)të?

Vetëm apo me (a)të?

Shfrytëzoni çdo moment të jetës në maksimum, me ose pa te dashur

Duke u parë një mëngjes në pasqyrë, nuk e njohët veten tuaj. Atë që shihnit në pasqyrim, ishte një tjetër njeri. U ndërgjegjësuat që bëtë gabim, humbët kohë, u lënduat dhe më në fund arritët në pikën t’i thoni përfundimisht “lamtumirë” një lidhjeje që nuk ju mbushte. Morët gjithashtu vendimin t’i ndryshoni të gjitha. U dobësuat, bletë rroba të reja, fituat një pamje më rinore. Dhe dolët për herë të parë në takim pas disa vitesh…Ju
lumtë!

Shumë gra kur ndahen nga një lidhje jo shumë e përkryer ndihen të çliruara. Janë të entuziazmuara me idenë që do të mund të jenë përsëri vetëm dhe të forta. Ndiejnë gëzim të madh, pavarësisht se gjërat iu janë bërë “çorbë”. Dhe kjo, sepse ish të dashurit e tyre janë njerëz që nuk shprehen, jo shumë të komunikueshëm dhe me një mungesë humori rrënuese.

Por, ju mësoni mësimin më të rëndësishëm: më mirë te jesh pa të dashur sesa të kesh një lidhje që jo vetëm s’të kënaq, por në rastet më të shumta të kufizon, të lëndon dhe nuk të lejon të jesh vetvetja. Pra, për çfarë arsye të qëndrosh në një lidhje kur nuk ndihesh mirë nuk qesh, nuk mund jesh me të vërtetë “ti”, dhe më e rëndësishmja: nuk merr e jep dashuri.


Kur ndahesh, dikush të propozon të shfrytëzosh periudhën e ndarjes dhe të rrish për pak kohë vetëm; t’u shmangesh takimeve dhe burrave, sepse kjo do të të ndihmojë të zbulosh disa anë të vetes tënde; të cilat mund t’i kesh lënë pas dore gjatë kohës së lidhjes. Mbase mund të kenë të drejtë. Megjithatë, nëse është më mirë të qëndrosh vetëm sesa të kërkosh një të dashur, kjo është një çështje që me të vërtetë kërkon shumë diskutim.

Kur je e lidhur, si vetmia ashtu edhe jeta mund të të ofrojnë “thesare” emocionale dhe shpirtërore. Sfidë është të kuptosh të mirat që mund të ketë çdo situatë në të cilën ndodhesh dhe të mund ta shfrytëzosh atë në maksimum.

Mendimi i specialistëve: më mirë të dy

Studiuesit mbështesin se jeta në çift na ndihmon të kemi një shëndet të mirë. Dhe jo vetëm këtë, por edhe:
Shëndet psikik: Statistikisht është po kaq i rëndësishëm sa edhe dieta, fizkultura dhe ndërprerja e duhanit. Sipas studimeve të fundit, lidhja e qëndrueshme (edhe martesa) është e dobishme për të dy sekset. Por kjo vlen vetëm për një anë: atë mashkullore. Studimet tregojnë se gjëja më e mirë që mund të bëjë një burrë për të siguruar shëndet e jetëgjatësi, është të martohet!
Arsyet: Bashkëshortët hanë më mirë dhe më shëndetshëm: bëjnë më shpesh analiza mjekësore dhe kanë dikë afër tyre, tek i cili mund të besojnë dhe të kërkojnë ndihmë. Përkundrazi, për ne gratë cilësia e lidhjes është ajo që përcakton shëndetin tonë të mirë. Sipas një studimi që u zhvillua në universitetin e Ohaios në Amerikë, gratë që gjenden në një martesë jo të ekuilibruar kanë një sistem imunitar më të dobët sesa meshkujt. Kjo ndodh sepse niveli i rritur i hormoneve të ankthit, si: kortizoni dhe adrenalina, mposhtin mbrojtjen natyrale të organizmit. Gratë janë barometri i një lidhje stresuese. Funksionojnë si sfungjerë psikologjikë, duke thithur “toksinat emocionale” të të tjerëve. Kanë më tepër ndjeshmëri sesa burrat dhe prandaj kanë më shumë stres. Ndërsa burrat janë më shumë praktikë.

Kontakte të rregullta seksuale: Një tjetër përparësi e vërtetuar e një lidhje të përhershme (ose edhe e martesës). Fuqizon sistemin imunitar, zvogëlon dhimbjen dhe ndihmon në djegien e kalorive. Beqarët kanë gjithashtu një jetë aktive seksuale, por duhet të mbajnë mend që seks i çliron hormonin e dashurisë, që shkakton iluzionin se i dashuri i momentit, është gjysma tjetër e juaja. Por nuk është …

Opinioni i beqarëve: më e mirë vetmia

Për përparësitë e jetës vetmitare ekzistojnë prova, por nuk janë të vërtetuara. Shumë libra me tituj të tipit “Jetoj vetëm dhe më pëlqen” ose “Jam beqare e çfarë … ;” lënë të kuptohet se jeta beqare ka më shumë avantazhe sesa ajo në çift.

Në të vërtetë jeta beqare funksionon si drejtues mbijetese pas ndarjes. Kur jeni vetëm keni shansin të njihni njerëz të rinj, të krijoni marrëdhënie të reja miqësore, të keni më shumë kohë për t’u angazhuar me aktivitetet tuaja të preferuara dhe me veten tuaj; të udhëtoni dhe të jetoni si dëshironi pa i dhënë dikujt llogari; përfitime që tradicionalisht nuk i kanë gratë e martuara.

Në qoftë se jeni vetëm:

Jepini kohë vetes suaj. Zbuloni anët e fshehta të vetës suaj dhe dëshirat që ndoshta nuk i njihnit në qoftë se do, të ishit në një lidhje.

Bëhuni më shoqërues. Regjistrohuni p.sh në një shkollë ose kurs që do t’ju ndihmojë të integroheni në grup. Do të çuditeni kur të vërtetoni që s’jeni vetëm. Të gjithë kemi të njëjtat ankthe dhe kalojmë të njëjtat kriza.

Mos lini pas dore kontaktin fizik. Prekja çliron hormone që zvogëlojnë stresin, përmirëson humorin dhe ruan shëndetin e mirë fizik. Të ndani jetën tuaj me një kafshë shtëpie, të shijoni një masazh, madje edhe të mësoni t’i bëni vetes suaj masazh, janë disa nga mënyrat të mira që ta kënaqni këtë nevojë.

Butësia është ajo që me të vërtetë na ndihmon të mendojmë pozitivisht për veten tonë dhe të tjerët dhe që e bën jetën tonë më të mirë. Gjithashtu, pasioni dhe dashuria në një lidhje të përhershme dobësohen gradualisht dhe humbasin. Shumë herë, vendin e tyre e zë indiferenca, mungesa e edukatës dhe pakënaqësia.

Në qoftë se keni të dashur:

Falini vetes tuaj dhuratën e vetëpërmirësimit. Kujdesuni të kaloni bashkë shume orë në javë, ku të zhvilloni talentet tuaja shpirtërore, fizike dhe psikike. Zgjidhni aktivitete të thjeshta siç janë: shëtitjet, kinemaja …

Mos u bëni bartës ndjesish negative. Në qoftë e jeni në ankth mos ia transmetoni ankthin tuaj partnerit, a të lejoni të njëjtën gjë prej tij. Mbështeteni, kuptojeni por mos u ndikoni nga humori i tij i keq.

Kaloni bashkë kohë cilësore. Mos bini në grackën e rutinë. Shuani televizorin dhe dëgjoni bashkë muzikë duke pirë pak verë. Gatuani, merruni me lulet, luani lojëra, organizoni ekskursione të shkurtra.

Mos mbani një lidhje vetëm për seks. Lidhja emocionale forcohet kur kaloni më shumë kohë bashkë ose kur fitoni interesa dhe eksperienca të përbashkëta.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori