LAJMI I FUNDIT:

Vetëdorëzohet avokati Alban Bengasi, do të paguante Nuredin Dumanin për t’i vrarë ish gruan

Vetëdorëzohet avokati Alban Bengasi, do të paguante Nuredin Dumanin për t’i vrarë ish gruan

Është vetëdorëzuar ditën e sotme në polici avokati Alban Bengasi, i cili do të paguante 120 mijë euro për vrasjen e ish-gruas së tij.

Vetëdorëzimi i tij erdhi një ditë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, që i shtoi dënimin me mbi 3 vite burg, pasi kishte fituar lirinë pas kryerjes së dënimit të dhënë nga Shkalla e Parë vetëm për dhunë në familje.

Apeli i Posaçëm vendosi këtë të enjte ta dënojë Bengasin me 7 vite burg për dhunë në familje në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal si dhe në aplikim të nenit 334 pika 1, që i shton dënimit edhe pesë vjet burgim. Brengasi do të paguante me 120 mijë euro Nuredin Dumanin për vrasjen e ish-gruas së tij.


I penduari i drejtësisë Nuredin Dumanit, ka zbuluar porosinë e avokatit, fillimisht  për ta dhunuar ish-bashkëshorten dhe më pas për ta ekzekutuar atë kundrejt pagesës.