LAJMI I FUNDIT:

As vet s’e besoi: Momenti befasues kur këngëtarja 73-vjeçare jo shumë e njohur mundi emra si Beyonce, Taylor Swift dhe Adele në ‘Grammy Awards’

As vet s’e besoi: Momenti befasues kur këngëtarja 73-vjeçare jo shumë e njohur mundi emra si Beyonce, Taylor Swift dhe Adele në ‘Grammy Awards’

Bonnie Raitt ishte një fituese befasi e çmimit “Kënga më e mirë e vitit” në ‘Grammy Awards’ të dielën, duke mbizotëruar në një kategori ku të nominuar ishin një sërë yjesh të famshëm të muzikë si: Taylor Swift, Lizzo, Harry Styles, Beyonce dhe Adele.

Kënga “Just Like That” e këngëtares 73-vjeçare la prapa këngët “All Too Well (10 Minute Version)” nga Taylor Swift, ”About Damn Time” nga Lizzo, “As It Was” nga Harry Styles, “Bad Habit” nga Steve Lacy, “abcdefu” nga GAYLE, “Break My Soul” nga Beyonce, “Easy On Me” nga Adele, “God Did” nga DJ Khaled dhe “The Heart Part 5” nga Kendrick Lamar.

Këngëtarja e lindur në Burbank, Kaliforni u mahnit edhe vet kur u shpall fituese dhe doli në skenë.”Jam shumë e habitur, nuk di çfarë të them”, tha ajo. “Unë nuk kompozoj shumë këngë, por jam shumë krenare që ju e vlerësoni këtë. Unë jam plotësisht e përulur”, shkruan DailyMail.


Raitt iu dorëzua çmimi në shfaqjen e së dielës nga Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dr. Jill Biden.

'Grammy Awards' diskriminon Bebe Rexhën, artistja shqiptare nuk fiton çmimin për të cilin ishte nominuar
Lexo po ashtu 'Grammy Awards' diskriminon Bebe Rexhën, artistja shqiptare nuk fiton çmimin për të cilin ishte nominuar

Ajo bëri dedikime edhe për kantautorin e ndjerë John Prine, i cili vdiq nga coronavirusi në prill të vitit 2020.

Raitt e përshkroi fitoren e saj në kategorinë e ngarkuar si një ‘moment joreal’ për nder të këngës, për të cilën ajo tha se ishte frymëzuar nga donatorët e organeve dhe kantautori e ndjerë Prine.

Raitt citoi gjithashtu kompozitorë në fjalimin e saj, duke i përshkruar ata si ‘njerëzit që gërmojnë shpirtin, punëtorët që i kanë vënë këto ide në muzikë’.

Raitt, fitoi gjithashtu çmimet “Performanca më e mirë amerikane” për “Made Up Mind” dhe “Kënga më e mirë tradicionale amerikane” për “Just Like That”.

Mbrëmja fitimtare e solli numrin total të Grammy-ve të fituara nga Raitt në 13, e cila ka mbi 30 nominime gjithsej në karrierën e saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Shpërthen Ronaldo ndaj Xhenetës: Ke kërkuar vetë të futesh në Big Brother VIP Albania, tregohu e sinqertë

Shpërthen Ronaldo ndaj Xhenetës: Ke kërkuar vetë të futesh në Big Brother VIP Albania, tregohu e sinqertë

Magazina

"Gjesti mund të bëhet Donald Veshaj, por ti nuk bëhesh dot Bora Zemani" – Ronaldo Sharka sulmon Xhenetën në një debat të ashpër

Magazina
Ishin të ftuara të dyja në një videoklip, a njihen jashtë Egli me Xhenetën?

Ishin të ftuara të dyja në një videoklip, a njihen jashtë Egli me Xhenetën?

Magazina
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina
Stresi reagon pas goditjes së G Banit ndaj Gjestit: Produksioni duhet të marrë masa, gjynah për familjen e tij

Stresi reagon pas goditjes së G Banit ndaj Gjestit: Produksioni duhet të marrë masa, gjynah për familjen e tij

Magazina

"Unë jam Xheneta, shko fol te Gjesti", përplasen ashpër në studio ish-banorja dhe Ronaldo

Magazina
Kalo në kategori