LAJMI I FUNDIT:

Vështirë të rinisë kampionati në Spanjë, futbollistët nuk pranojnë të luajnë

Vështirë të rinisë kampionati në Spanjë, futbollistët nuk pranojnë të luajnë
La Liga (Foto: BENJAMIN CREMEL/AFP via Getty Images/Guliver)

Kampionatet evropiane të futbollin po përgatiten të rikthehen në fund të majit apo në fillim të qershorit.

Futbolli ka gjashtë javë që është ndaluar, derisa disa nga ligat evropiane kanë caktuar edhe datën e rikthimit në fushë.

La Liga ka kërkuar nga klubet që të bëhen gati për tu rikthyer në stërvitje, derisa Komisioni i Sportit ka bërë një protokoll për skuadrat dhe lojtarët.


Por futbollistët nuk e kanë pranuar këtë protokoll dhe ata kanë reaguar nëpërmjet sindikatës së tyre.

Sindikata e Futbollistëve profesionist në Spanjë ka hedhur poshtë protokollin e komisionit të sportit duke aluduar se ai është i paqartë.

Lojtarët kanë kërkuar më shumë siguri për ta, ndërsa në protokoll nuk është cekur fare se çfarë ndodhë nëse ndonjë futbollist preket nga coronavirusi pas rinisjes së kampionatit.

Ky refuzim i futbollistëve nëpërmjet sindikatës së tyre ka bërë që futbolli spanjoll të futet në një kaos total.

(Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Ditë më parë futbollistët refuzuan të qëndronin në karantinë të gjatë me klubet e tyre, pasi sipas tyre nuk duan të qëndrojë gjatë larg familjes.

Gjithsesi mbetet të shihet nëse komisioni i sportit spanjoll do të bëjë një protokoll tjetër, pasi në këtë situatë vështirë për tu rikthyer futbolli në Spanjë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
Tifozët e Celticut mbështesin palestinezët dhe i thonë UEFA-s: Tregoji Izraelit një karton të kuq

Tifozët e Celticut mbështesin palestinezët dhe i thonë UEFA-s: Tregoji Izraelit një karton të kuq

Liga e Kampionëve
Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Liga e Kampionëve
Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Ligat tjera
Kalo në kategori