Sa herë bëhet fjalë për të zgjedhur veshjen, meshkujt duan gjithmonë diçka të ndryshme nga femrat. Sidomos për ata, takimet e para janë shumë të rëndësishme, ndaj edhe zgjedhja me kujdes e veshjes është një detaj që nuk duhet të të shpëtojë.
Ndoshta veshjen e zgjedh edhe në varësi të motit, të vendit, por në të njëjtën kohë do që të ndihesh komode. Megjithatë, duke e ditur që përshtypjet e para janë gjithmonë një çelës suksesi, merr parasysh disa rregulla që meshkujt i kanë vendosur për të parë tek një femër, pa harruar se edhe nëpërmjet veshjes ti flet.
Se çfarë do të thuash për veten, ti e vendos!
Trego disa pjesë të lëkurës
Këmbët, supet, qafën dhe krahët – meshkujt duan të shohin lëkurën. Dhe shumica e tyre pëlqejnë fundet, sepse duan të shohin këmbët. Edhe pse xhinset janë një zgjedhje shumë e mirë, nëse ke zgjedhje dhe të duket bukur, shko edhe me bluzë.
Trego disa forma
Veshjet që duhet të zgjedhësh duhet të jenë edhe sipas linjave. Pra, të tregojnë pak bel, por edhe disa forma. Mos vish bluza të gjera ose xhinse ‘boyfriend’. Mundohu të tregosh se trupi i fshehur nën një pëlhurë është një trup i bukur dhe me linja.
Por mos u ekspozo tepër
Nëse do vërtet që një mashkull para teje të fillojë ta mbajë gjallë fantazinë, atëherë bëj kujdes me zh(veshjen). Është një fije shumë e hollë mes të qenit provokuese dhe të qenit seksi.
Veshjet e zbuluara tepër mund të jenë të frikshme ndonjëherë, aq sa edhe mashkullin mund ta bënin konfuz dhe më tej ta largonin.
Mos përdor veshje të komplikuara
Fillo me një veshje të thjeshtë që tregon siluetën dhe ruaje për më vonë stilin si modele, pasi të kesh kaluar pak kohë me të në….
Ji e sigurt me veshjen
Mos e humb veten. Nëse nuk je e sigurt për një veshje, atëherë ndryshoje. Nëse e zeza të jep gjithmonë siguri, atë vish. Nëse je një vajzë që të pëlqen të ndjekësh modën, atëherë trego ngjyrat. Patjetër që dëshiron të tregosh më të mirën e vetes, por nëse veshja nuk të jep siguri, atëherë këtu ka problem. Nëse ke një tatuazh dhe do ta zbulosh, mos u druaj.
Djemtë impresionohen nga feminiliteti, nëse e tregon natyrshëm atë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Tetë mënyra të grimit që do të iu bëjnë të dukeni si mbretëreshë

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

Pse kam dhimbje pas intimitetit?!

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës