Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, bëri një paraqitje spektakolare në Met Gala 2023.

Ajo u shfaq me një fustan të zi të gjatë me disa prerje transparente anash.


Rita, e cila njihet për pamjen e saj të guximshme, bëri që vëmendja e gjithë të pranishmëve të kthehet nga ajo me fustanin e punuar nga Prabal Gurung.

344264044 3146112222348179 8824102630705073036 n

Artistja e kompletoi pamjen me bizhuteri të markës “Buccellati” me vlerë 90 mijë dollarë (81 mijë euro), duke përfshirë një manshetë ari, byzylyk me perla dhe vathë kokteji – së bashku me zgjatime të gjata diamanti që vareshin nga thonjtë e saj të zbukuruar në mënyrë perfekte.

32-vjeçarja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga kjo paraqitje, ku ka marrë komplimente të shumta.

344515812 989847942384403 7528811306354046785 n

Mes të tjerash mund të shihet e veshja e guximshme e Ritës tregoi pak më shumë se ç’duhet në disa raste.

344253405 249412754135330 141637351958711089 n

Në një prej imazheve, interpretuesja e hitit “Let You Love Me” shihet se rrezikon mjaft shumë me pjesën e pasme, duke treguar një pjesë të vitheve nga copa transparente që gjendjen në pjesën e pasme të fustanit të saj. /Telegrafi/

344578298 1375898503254589 6425558917998102577 n

344773673 748976203567762 7447572559853128208 n Rita Ora në Met Gala 2023 (Foto: Rita Ora/Instagram)

344419921 254031540479773 1446419246480348778 n Rita Ora në Met Gala 2023 (Foto: Rita Ora/Instagram)

344066727 1966571830344750 8176419594873445319 n Rita Ora dhe Taika Waititi në Met Gala 2023 (Foto: Rita Ora/Instagram)

344487630 185866787696776 3009401580400488191 n Rita Ora në Met Gala 2023 (Foto: Rita Ora/Instagram)