LAJMI I FUNDIT:

Veshja e Cardi B në Javës së Modës në Paris përfshin shumë detaje të veçanta

Veshja e Cardi B në Javës së Modës në Paris përfshin shumë detaje të veçanta

Cardi B zgjodhi në një kombinim nga marka Schiaparelli gjatë Javës së Modës në Paris dje (e mërkurë).

Kombinimi përmbante një xhaketë me dy rrathë të artë të vendosur në bust të menduar si “thithka” të praruara.


Reperja 28 vjeçare u aksesorizua me një seri aksesorësh interesant, duke përfshirë unaza që ngjanin me dhëmbë dhe një gjerdan zinxhir që kishte elemente interesante.

Ajo e mbylli stilin me një kapelë prej ari skulpturore po aq tërheqëse që mbuloi plotësisht pjesën e sipërme të fytyrës së saj.

Burri i Cardi-t, Offset, iu bashkua asaj për dalje, edhe pse ai i mbajti gjërat të thjeshta në një pamje të lëkurës plotësisht të zezë nga marka Prada.

Stilisti i Carbi B, Kollin Carter, ndau video të pamjes së saj në Instagram dhe shkroi “Më thuaj që luan shumë pa thënë se luan shumë”. /Telegrafi/