LAJMI I FUNDIT:

Veseli vazhdon fushatën, sot ishte në Skenderaj

Veseli vazhdon fushatën, sot ishte në Skenderaj

Kadri Veseli i cili i ka hyrë garës për të marrë drejtimin e PDK-së, ka qëndruar sot në Skenderaj, ku ka takuar strukturat e partisë dhe simpatizantët e saj në këtë komunë.

“Në Skenderaj, kisha kënaqësinë të takojë strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës. Bashkëbiseduam për rrugën dhe sfidat që na presin në të ardhmen.


Partia Demokratike e Kosovës është parti me shtrirje nacionale, ku meritokracia është bazë e funksionimit. Me degë aktive dhe me aktivistë të shquar, ne do të vazhdojmë rrugën e suksesit”, ka shkruar Veseli në facebook.