Sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës është hapur ekspozita “Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve”, me rrëfime të familjarëve të të pagjeturve, fotografi të Atdhe Mullës dhe të kuruar nga artistja dhe arkitektja Eliza Hoxha.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në fjalën e tij para të pranishmëve, tha se në 20 vjetët e lirisë dhe 11 vjetët e shtetësisë, Kosova ka pasur gëzimet dhe hidhërimet e saj.
Veseli tha se Kosova ka arritur t’i sanojë pasojat materiale të luftës, por pjesa shpirtërore e saj mbetet ende një plagë e hapur, për faktin se ende nuk dihet për fatin e shumë njerëzve tanë.
Veseli shtoi se plaga e të pagjeturve është ënde e pashëruar dhe ne duam drejtësi. Ai tha se për këtë duhet të japë përgjegjësi Serbia.
“Në shumë raste, arti e shpreh dhimbjen dhe brengën më mirë se format tjera të shprehjes njerëzore dhe ky instalacion i Eliza Hoxhës na e dëshmon më se miri këtë. Kosova është një shoqëri që ecë përpara, punon për të ardhmen, por pa harruar asnjëherë të kaluarën, sakrificat e panumërta të popullit tonë për liri e dinjitet, pa harruar asnjëherë ata që na mungojnë tash e 20 vite. Të pagjeturit na mungojnë fizikisht, por në zemrat dhe mendjet tona kanë qenë e do të mbesin gjithmonë të pranishëm, sepse ata janë pjesë e pandashme e lirisë së kësaj toke”, tha kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Bajram Qerkini, përfaqësues i familjeve të të zhdukurve, tha se dhimbjet e familjarëve të të pagjeturve duhet të thuhen para të gjithëve.
“Dhimbja e atyre që po na thërrasin, ‘hajde më merr babë’, ‘hajde më merr nënë’, ‘hajde më merr vëlla’, ‘hajde më merr motër’, po shkon në vendin ku duhet. Më nuk mund vetëm të flasim, por edhe duam të punojmë, ashtu siç e kemi programuar”, theksoi Qerkini, duke shpresuar se në të ardhmen do të ketë më shumë punë dhe më shumë rezultate në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Krijuesja e kësaj ekspozite, Eliza Hoxha, tha se ajo shpreson që tashmë kjo ekspozitë e vendosur në korridorin e Kuvendit të Kosovës, do jetë një zile për t’i dhënë përgjigje çështjes së personave të zhdukur.
“Më vjen mirë që jemi në një institucionin i cili realisht ka një funksion tjetër, por i cili e ka hapur derën që diskutimi dhe dialogimi për çështjen e të pagjeturve, nëpërmjet një platforme tjetër, asaj artistike, të ndodhë në zemër të tij, pikërisht në kohën kur po përgatitet platforma e bisedimeve, në të cilën kjo çështje është pjesë thelbësore”, theksoi Hoxha.
Njëri nga ideatorët e kësaj ekspozite, Kushtrim Koliqi, tha se kjo ekspozitë është britmë e madhe në këtë objekt të rëndësishëm vendimmarrës, me shpresën se ehoja e kësaj britme do të shkojë në veshët dhe zemrat e njerëzve që vendosin, ngase, sipas tij, për familjarët e të pagjeturve, lufta nuk ka përfunduar ende.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme
Osmani thekson rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE
KKZ Kumanovë: Në tre vendvotime është ndërprerë votimi, në njërin ka humbur vula
"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert