Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në një konferencë për media pas takimit me krerët e shtetit ku u diskutua rreth çështjes së dialogut Kosovë-Serbi, tha se takimi ishte shumë pozitiv dhe konstruktiv.
Veseli theksoi se Samiti i Berlinit është konstatuar nga të gjithë krerët e shtetit si një lajm i mirë për vendin.
“Kemi pasur një takim shumë pozitiv dhe konstruktiv. Samiti i Berlinit është konstatuar nga të gjithë ne që është një lajm i mirë. Ne jemi të vetëdijshëm për procesin historik që po kalon Kosova jonë si shtet i pavarur dhe sovran drejt OKB-së. Ne të zgjedhurit e popullit kemi vetëm një mandat para qytetarëve tanë, shtetin tonë të pavarur dhe sovran, integritetin dhe sovranitetin si dhe bazë e kemi Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, potencoi ai.
Kryeparlamentari falënderoi BE-në dhe SHBA-në për involvimin si dhe angazhimin që po i bëhet Kosovës, në këtë proces historik.
“E falënderojmë dhe inkurajojmë BE për fillimin në involvimin serioz në këtë proces historik, por në mënyrë të veçante me një qëndrim unanim të të gjithëve ku falënderojmë dhe inkurajojmë domosdoshmërish e angazhimit të vazhdueshëm, shtetin mik për Kosovën, SHBA-në. Me këtë rast falënderoj presidentin Trump për të gjitha iniciativat…”, u shpreh ai.
Ai potencoi se Kosova do të marr pjesë në çdo proces që do të jenë të ftuar.
“Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran dhe kështu do të jetë përjetë. Asnjëherë nuk do të flitet për shtetin tonë dhe sovranitetin e tonë. Ne po flasim për obligimet që do të merr Kosova ndaj qytetarëve fqinjëve dhe BE. Për ne është i rëndësishëm ky proces. Ne do të marrim pjesë në procese të tilla kudo që na ftojnë. Kosova do të shkoj edhe në Paris dhe kudo që do të shkohet. Falënderoj kancelaren Merkel dhe presidentin Macron për këtë involvim”, ka thënë ai.
Veseli gjithashtu tregoi se Kosova edhe më tej do të angazhohet për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).
“Objekti jonë parësorë është që Kosova të jetë në OKB”, tha ndër të tjera, Kadri Veseli.
Ai edhe një herë foli për krijimin e Tribunalit për trajtimin e krimeve të Serbisë në Kosovës.
“Iu jepet përkrahje iniciativës edhe Tribunalit për gjenocidin dhe krimet serbe në Kosovë”, u shpreh tutje ai.
Ndërsa sa i përket taksës, Veseli tha se kjo temë është bërë “bajat”, dhe se nuk e kanë ndërmend që t’i nënshtrohen Serbisë dhe presidentit, Aleksandar Vuçiq.
“Taksa për besë u bo bajat. Ka qenë vendimi më dinjitoz ndaj shtetit tonë në raport me Serbinë. Kur e kam propozuar taksën 100 për qind ka qenë përgjigje e drejtpërdrejt ndaj Serbisë. Kurr, s’kemi me iu nënshtrua Serbisë dhe Vuçiqit”, tha ai
Ndërsa për liberalizimin e vizave, Veseli ka thënë se Kosova ka plotësuar kushtet teknike që iu kanë caktuar, më shumë kushte se disa shtete tjera që kanë liberalizim të vizave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi
Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite