Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka falënderuar shtetin dhe popullin slloven për përkrahjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës.

Gjatë hapjes së seancës solemne për nder të vizitës së presidentit të Sllovenisë në Kosovë, Borut Pahor, Kryeparlamentari Veseli tha se Sllovenia në vazhdimësi ka qenë përkrah Kosovës


“Vizita e Presidentit Pahor në Kosovë është dëshmi e partneritetit dhe miqësisë që kemi ndërtuar në mes dy shteteve tona. Sllovenia në vazhdimësi ka qenë përkrah Kosovës në të gjitha proceset e saj historike. Duke pasur këtë mbështetje sot Kosova ndihet më e sigurt dhe më e fuqishme në rrugën e saj evro-atlantike”, tha Veseli.

Ai theksoi se adresimi i presidentit slloven Borut Pahor në Kuvendin e Kosovës shpreh më se miri frymën e partneritetit dhe bashkëpunimit mes dy vendeve./Telegrafi/

28081087 10216230613815975 422929422 o

28081734 10216230614015980 1235336587 o