LAJMI I FUNDIT:

Veseli takoi ambasadoren Daviet dhe ambasadorin Stuart, flasin për gjendjen në Kosovë

Veseli takoi ambasadoren Daviet dhe ambasadorin Stuart, flasin për gjendjen në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takime të ndara, ambasadoren e Francës në Kosovë, Maryse Daviet dhe ambasadorin e Australisë në Vjenë, jorezident për Kosovën, David Stuart.

Në takime të veçanta, lamtumirës, kryetari Veseli e falënderoi ambasadoren Daviet dhe ambasadorin Stuart për kontributin e tyre në thellimin e bashkëpunimit në mes të vendeve mike, duke vënë në pah se përfundimi i mandatit të ambasadorit nuk do të jetë largim i lidhjeve të tyre me Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.


Më tej, Veseli theksoi se vlerat dhe rruga euro-atlantike e Kosovës është synim i përbashkët i gjithë spektrit politik në Republikën e Kosovës, andaj, të gjitha institucionet e vendit janë të përkushtuara në përmbushjen e detyrave në këtë proces.

Ambasadorja franceze, Daviet rikonfirmoi se marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Parisit do të vazhdojë të jenë të shkëlqyeshme, ndërsa garantoi vazhdimin e përkrahjes së shtetit të saj ndaj Kosovës në të gjitha proceset.

Ambasadori Stuart, nga ana e tij, vlerësoi se Australia kanë dhënë kontribut të çmueshëm në njohjen dhe integrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, shtetformimin dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.

Në takime, u vlerësuan lart të arriturat e Kosovës, zhvillimi i vazhdueshëm i saj dhe angazhimi për sundimin e ligjit, dialogu fqinjësor dhe rajonal, që sjell paqe e mirëqenie për qytetarët pa dallim.

Ambasadorët theksuan gjithashtu, se shtetet e tyre do të jenë mbështetëse të Republikës së Kosovës, duke vlerësuar angazhimin për përmbushjen e agjendës euro-integruese të Kosovës, të sigurt se ky procesi do të përmbyllet me sukses. /Telegrafi/

1

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
​Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel - por a do të ndodhë një i tillë?

​Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel - por a do të ndodhë një i tillë?

Politikë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij

Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij

Lajme
Kalo në kategori