LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Suhareka ka nevojë për forcën e ndryshimit

Veseli: Suhareka ka nevojë për forcën e ndryshimit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga zëvendëskryetari Enver Hoxhaj dhe kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës, Blerim Xhemajli, kanë shpalosur vizionin qeverisës për Komunën e Suharekës, e cila sipas Veselit do të ketë investime për një mandat më shumë sesa që ka pasur në dy mandatet e kaluara të qeverisjes së deritashme.

“Për zhvillimin e Suharekës, vetëm PDK ka vizion të qartë dhe projekte konkrete. Nuk ka forcë politike që mund të bëjë më shumë, që ka përkrahje më të madhe sesa Blerim Xhemajli që ta zhvillojë Komunën e Suharekës. I ftoj të gjithë qytetarët e Suharekës që të mendojnë për të ardhmen e Komunës së tyre dhe të vendosin për një qeverisje vizionare e cila do ta transformojë Suharekën. Vetëm Forca e Ndryshimit e PDK-së mund të sjell në Suharekë projekte kapitale që sjellin perspektivë zhvillimore”, tha Veseli.

Siç njofton PDK, Veseli deklaroi se qeverisja qendrore e PDK-së do të ndihmojë me projekte të shumta fermerët dhe bizneset e Suharekës, duke ndihmuar rritjen e tyre dhe hapjen e vendeve të reja të punës.


“Kontrata e PDK-së me qytetarët e Suharekës do të jetë kjo: Nëse PDK nuk do të investojë për katër vite të qeverisjes me Suharekën më shumë sesa 8 vite që ka investuar qeverisja e deritashme këtu, unë zotohem se PDK nuk do të garojë më në Suharekë”, tha Veseli.

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj u shpreh i bindur se më 22 tetor, Suhareka do të vendosë për Forcën e ndryshimit, duke zgjedhur për kryetar të ri Blerim Xhemajlin.

“Ky entuziazëm në Suharekë tregon qartë se fitorja e madhe këtu ka ardhur dhe Blerim Xhemajli do të jetë kryetar. Ne duhet ta fitojmë Suharekën që ta zhvillojmë atë dhe ta bëjmë qytet të zhvilluar me perspektivë për të rinjtë dhe për hapjen e vendeve të reja të punës”, tha Hoxhaj.

Kandidati për kryetar të Suharekës, Blerim Xhemajli, shpalosi para qindra qytetarëve të Komunës së Suharekës platformën qeverisëse për katër vitet e ardhshme.

“Nëse një komunë e Kosovës ka më së shumti nevojë për një forcë të ndryshimit, ajo është komuna e Suharekës. Vetëm një qeverisje e mirë dhe e mbështetur nga qeverisja qendrore e PDK-së mund ta zhvilloj Suharekën dhe ta kthejë atë në një Komunë të zhvilluar ekonomikisht me perspektivë të sigurt”, tha Xhemajli.

Në trend

Më shumë
Gjesti thyen kutinë e emergjencës - tenton ta shpëtojë Shkelzenin por shpëton veten dhe dërgon gjithë shtëpinë në televotim

Gjesti thyen kutinë e emergjencës - tenton ta shpëtojë Shkelzenin por shpëton veten dhe dërgon gjithë shtëpinë në televotim

Magazina
Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

Magazina
As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

Liga e Kampionëve
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Magazina
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Kalo në kategori