LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Respektoni udhëzimet e IKSHPK-së edhe gjatë festës së Bajramit

Veseli: Respektoni udhëzimet e IKSHPK-së edhe gjatë festës së Bajramit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ua ka uruar të gjithë besimtarëve të besimit islam, festën e Kurban Bajramit.

Veseli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së COVID-19, nuk e zhbëjnë aspak vlerën e kësaj feste dhe gëzimin që ajo sjell në familjet tona.


“Prandaj, ju lutem, vazhdoni t’i respektoni udhëzimet nga IKSHPK-së dhe BIK-ut edhe gjatë kremtimit të festës së Bajramit sepse vetëm kështu mund ta mposhtim këtë virus dhe të kthemi shpejt në normalitet”, ka shkruar Veseli.

Postimi plotë i Veselit:

“Të gjithë shqiptarëve të besimit islam, gëzuar festa e Bajramit!

Kjo festë ka vlerë të jashtëzakonshme, sidomos për ata që muajin e shenjtë të Ramazanit e kaluan në agjërim dhe adhurime. Zoti ua pranoftë agjërimin, lutjet dhe veprat e mira!

Me këtë rast, po postoj edhe këtë foto të bërë vjet tek xhamia e Mlikës në Dragash, e cila është ndërtuar në 1289 dhe konsiderohet si xhamia e parë në Ballkan. Ky monument, është dëshmi se tradita islame e popullit tonë, është shumë e hershme dhe e pasur.

Për ketë vit, festa e Bajramit nuk është e zakonshme. Lufta kundër koronavirusit ka ndikuar qe shumë besimtarë gjatë muajit të agjërimit të heqin dorë nga shkuarja në xhami. Shpreh mirënjohjen për kujdesin që keni treguar në respektimin e masave parandaluese.

Këto masa nuk e zhbëjnë aspak vlerën e kësaj feste dhe gëzimin që ajo sjell në familjet tona. Prandaj, ju lutem, vazhdoni t’i respektoni udhëzimet nga IKSHPK-së dhe BIK-ut edhe gjatë kremtimit të festës së Bajramit sepse vetëm kështu mund ta mposhtim këtë virus dhe të kthemi shpejt në normalitet.

Zoti ju bekoftë juve e familjet tuaja në këtë ditë feste!”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori