Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, në një ceremoni të organizuar nga Ambasada franceze në Prishtinë, me rastin e Ditës Kombëtare të Francës, ka thënë se kjo ditë ka frymëzuar për shekuj me radhë, miliona njerëz anembanë globit për t’i rezistuar robërisë, padrejtësisë dhe diskriminimit.
Sulmi ndaj Bastijës 230 vjet më parë, shtoi Veseli, jo vetëm përbën lindjen e Francës moderne, por edhe lulëzimin e vlerave të lirisë, barazisë e vëllazërisë dhe përhapjen e tyre nëpër gjithë botën.
“Prandaj, unë gëzohem që jam këtu bashkë me pasardhësit e atyre revolucionarëve të mëdhenj në festimin e ditës së tyre kombëtare. Unë personalisht ndihem i privilegjuar që gjatë mandatit tim si kryetar i Kuvendit të Kosovës, kemi pasur vizita të shkëlqyera bilaterale dhe kemi ndërtuar një nivel të paprecedentë të bashkëpunimit e miqësisë mes parlamenteve tona. Po ashtu jam krenar që vitin e kaluar Asambleja e Kosovës është bërë anëtare e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë”, theksoi kryeparlamentari Veseli.
Ai shtoi se kjo është edhe festa e Kosovës, ngase, siç tha ai, vlerat e Revolucionit Francez janë në zemër e në themel të të dy shteteve tona.
“Jo vetëm kaq, por dua të theksoj se Kosova është gjithashtu produkt i atyre vlerave, të cilat me shenjtërinë e tyre bindën shtetet më demokratike të botës si Franca që të ndërhynin 20 vjet më përpara për të na çliruar. Shfrytëzoj këtë rast për të shprehur mirënjohjen më të thellë për Francën dhe popullin francez që na është gjetur pranë në kohët më të vështira. Franca na ndihmoi të fitojmë luftën dhe po na ndihmon sot të fitojmë paqen”, tha më tej Veseli.
Në vazhdim të fjalës së tij, kreu i Kuvendit vlerësoi lart angazhimin personal të Presidentit Makron në mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të jetuar në paqe e fqinjësi të mirë.
“Miq francezë! Në 20 vjetorin e saj të lirisë, Kosova kultivon mirënjohjen më të madhe për vendin tuaj për ndihmën e dhënë. Por, njëherazi këtë ndihmë e sheh si obligim për të punuar më shumë në ndërtimin e një shteti demokratik me sundim të ligjit dhe me respektimin maksimal të të drejtave të njeriut e të pakicave”, theksoi Veseli.
Ai shtoi se prioritet i shtetit të Kosovës është angazhimi edhe më i madh për të përshpejtuar integrimin euro-atlantik duke synuar lidhjen me shumë partnerë si Franca në kuadër të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?